Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri dhe Sekretarja për Burimet Njerëzore Anila Denaj po ndjekin nga afër fushatën e zgjedhjeve parlamentare dhe vendore në Suedi ku po japin mbështetjen për tre deputetët me origjinë shqiptare Adnan Dibrani, Arber Gashi dhe Aida Birinxhiku.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se Shqipëria dhe socialistët shqiptarë mund të mësojnë shumë nga reformat që Suedia ka bërë duke vendosur interesin publik dhe mirëqenien e përgjithshme në themel të politikës së tyre.
“Kënaqësi të japim ndihmën tonë modeste duke mbështetur deputetët me origjinë shqiptare Adnan Dibrani, Arber Gashi dhe Aida Birinxhiku.
Patëm kënaqësi të takoheshim me Sekretarin e Përgjithshëm të SDP Tobias Baudin, ministrin për Përkrahjen Sociale, Ardalan Shekarabi, Sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë Johan Hassel, atë të thesari Joakim Johnson, Deputetët e SDP Olle Thorell, Åsa Eriksson, Lena Eriksson. Një falenderim i veçantë shkon për qendrën Olaf Palme që mbështet Partinë Socialiste të Shqipërisë me projekte nëpërmjet Fondacionit Qemal Stafa.
Suedia është mishërimi i social-demokracisë dhe Shqipëria dhe socialistët shqiptarë mund të mësojnë shumë nga refomat që ata kanë bërë duke vendosur interesin publik dhe mirëqënien e përgjithshme në themel të politikës së tyre.
Një falenderim të veçantë për mbështetjen që jep Suedia për vendin tonë. Një urim për fitoren e SDP që kryeson në sondazhe në një garë të fortë përballë konservatorëve dhe disa partive populiste”, nënvizon Gjiknuri.
Partia Socialdemokrate me në krye Magdalena Andersson synon fitoren për të tretën herë në zgjedhjet që do të mbahen në Suedi.
/e.d
Shikoni me vemendje si behet fushta ne vendet perendimore,o hajdute te ndyre.Su bete,e su bete njerz nji here,pore zbatoni qorrazi urdhrin e psikopatit hajdut,edvin karapushtit.