• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjiknuri: BE do ndihmojë Shqipërinë me asistencë teknike

by A R
20/06/2018 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi gjatë ditës së sotme një aktivitet prezantues mbi implementimin e Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe Planin e saj të Veprimit 2016-2020. Në takim mori pjesë ministri Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri Mario Mariani.

Raporti është një analizë e zbatimit te Strategjisë së Transportit dhe Planit të Veprimit dhe një moment i rëndësishëm për rishikimin e planit të veprimit me qëllim përmbushjen e objektivave të qeverisë.

Objektivi kryesor i qeverisë shqiptare ështe përshpejtimi i integrimit të sistemit të transportit, si një parakusht për zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë. Qëllimi i Qeverisë shqiptare është integrimi i sistemit rrugor në rrjetet ballkanike dhe në sistemin Paneuropian të Transportit. Dokumenti i Strategjisë së Transportit dhe Plani i tij i veprimit përmban 43 objektiva politike të nderlidhura dhe te balancuara me masa rregullatore dhe investime per te gjitha modalitet e transportit: rrugor, hekurudhor, detar, ajror dhe intermodal.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është përfituese e Kontratës së Reformës së Sektorit për Mbështetjen e Transportit me Fokus Rrugët, si pjesë e programit IPA 2016 në vlerën 24 milion Euro.

21 milio Euro është komponenti i mbështetjes buxhetore për transportin rrugor ndërsa 3 milion euro në formën grant përfshihen asistencë teknike për: projektin e binjakëzimit për ARRSH; forcimin e kapaciteteve të ARRSH dhe MIE për menaxhimin e PPP-ve në fushën e transportit; forcim kapacitetesh teknike të ARRSH përmes pajisjes me laborator.

“Progresi në implementimin e këtij dokumenti strategjik do të sjellë edhe një mbështetje më të madhe financiare, jo vetëm nga asistencë teknike por mbi të gjitha mbështetje buxhetore, për të bërë të mundur realizimin e shumë projekteve të rëndësishme kombëtare. Që ne të realizojmë të gjitha objektivat dhe standardet aty ku e kërkojmë duhet një mbështetje financiare nga Komisioni Europian. Dhe prandaj dhe unë e them kudo që integrimi në Bashkimin Europian dhe progresi në këtë drejtim nuk është vetëm forcimi i institucioneve, nuk është vetëm një demokraci më e mirë dhe funksionale por mbi të gjitha krijon dhe një akses për vende si Shqipëria që të kenë mundësi të adresojnë fondet e konsoliduara të BE që janë gjithmonë mënyra më e lirë për të financuar shumë nga objektet tona”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri tha se janë aktualisht disa projekte të financuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian si ai i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas që ka hyrë në një fazë të përzgjedhjes së kontraktorit. Gjithashtu edhe ndërtimi i dy bypass-eve të Fierit dhe Vlorës pas ngërçit ka kaluar në fazën e rizhvillimit të garës e cila ndodhet në hapat e fundit për të rinisur punën.

“Ne kemi marrë një mbështetje financiare nga Komisioni Europian sic është ndërlidhja me Greqinë dhe me Maqedoninë si dhe rehabilitimi i gjithë hekurudhës në drejtim të Hanit të Hotit, pra kjo bën që Shqipëria të bëhet pjesë e rrjetit hekurudhor ndërkombëtar. Mbështetje do të kemi edhe me investimet që do të ndodhin shumë shpejt në portin e Durrësit, përfshirë edhe thellimin, por edhe investimet e BERZH-it për zgjerimin e kalatave aty do të bëjë të mundur që të rriten kapacitetet përpunuese”, nënvizoi Gjiknuri.

Një nga përfitimet e mbështetjes buxhetore nga programet IPA është ai i asistencës teknike për rritjen e kapaciteve të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë përsa i takon çështjeve të partneritetit publik-privat.

“Qeveria shqiptare ka zgjedhur një nga format të dukshme të suksesshme edhe që është e kontrollueshme nga pikëpamja e financimit dhe e alokimit të riskut, që është përfshirja e partneritetit privat në investime në ndërtimin e rrjetit rrugor shqiptar apo modeve të tjera të transportit, qoftë në aeroporte, qoftë nesër edhe në fusha të tjera. Është një praktikë që e ndjekin të gjitha vendet e BE-së, është një praktikë tashmë e njohur, kuptohet me parimin që nganjëherë një pjesë të riskut e merr shteti nëpërmjet alokimeve buxhetore, por një pjesë të riskut nesër do ta marrin edhe përdoruesit e rrugës, që do të thotë që përdoruesit e rrugës do të paguajnë për përdorimin e një infrastrukture jashtëzakonisht më të përmirësuar nga pikëpamja e standardeve”, sqaroi Gjiknuri.

Sipas tij duhen kapacitete teknike për të menaxhuar këto transaksione komplekse, për të qenë edhe transparente, për të qenë edhe brenda kostove të pranueshme por mbi të gjitha edhe për ti bërë këto të qëndrueshme, pra që shteti të minimizojë risqet dhe sistemi vet të jetë i qëndrueshëm nga pikëpamja e financimit. “Për shkak të këtyre, duhet patjetër asistencë e Komisionit Europian dhe e institucioneve të tjera të specializuara dhe pjesë e kësaj do të jetë edhe ky komponent kaq i rëndësishëm”, nënvizoi Gjiknuri.

Next Post
Giuseppe Conte kryeministër i Italisë, mandatohet për krijimin e qeverisë së re

Senatorët italianë, letër Contes: Konfirmo mbështetjen për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In