Sulmuesi Vedat Muriqi gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionatin turk duke u ngjitur në kuotën e 16-të golave. Shqiptari i Kosovës realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në sfidën ndaj Alaniasporit që përfundoi në barazim 1-1.
Në përfundim të sezonit, gjasat janë të mëdha që ish-sulmuesi i Besës së Kavajës dhe Teutës t’i bashkohet skuadrës së Fenerbahçes.
Mediat turke kanë zbuluar së fundmi së Muriqi ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar në verdhezinjve duke refuzuar çdo ofertë tjetër të mbërritur drejt tij.