• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjuetari gjerman i lapidareve shqiptare

by
05/08/2015 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjuetari gjerman i lapidareve shqiptare

“Lapidarët kurrë nuk tradhtojnë dobësi apo mungesë vendosmërie. Janë të fortë, me tytat e armëve të drejtuara lart dhe të zbukuruara me yje. Një imazh jo përherë i vërtetë, sepse shume prej tyre nuk janë solidë. Të ndërtuar prej betoni kryesisht, lapidarët janë në shpërbërje, relikte të një perandorie të shkuar, kujtime të jetëve të humbura”.

Fotografi Robert Hackman do të intrigohej nga lapidarët që kur për herë të parë hasi një prej tyre. Ndryshe nga bunkerët që ishin të ngjashëm me njëri tjetrin e mund t’i shihje kudo, historia e një lapidari nuk ngjasonte shumë, me të një tjetri. Në Shqipërinë që ai nisi ta eksplorojë me syrin e një artisti që kërkon ta kuptojë atë përmes shenjave të mbetura nga e shkuara, lapidarët u bënë për Hakman një frymëzim i pashtershëm.

Me kuriozitetin e një njeriu që kërkon të dijë më shumë mbi historinë, ai nuk i fotografoi ato thjesht si objekte, por si copëza të rëndësishme që mbartnin historinë e këtij vendi. Më 6 gusht, fotografi Robert Hackman do të vijë me një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve kushtuar lapidarëve. Kjo është ekspozita e tij e dytë në Shqipëri pas asaj kushtuar bunkerëve disa vite më parë në Muzeun Historik Kombëtar.

“Më intriguan lapidarët dhe monumentet publike të Shqipërisë ndërsa fotografoja riciklimin dhe ripërdorimin e bunkerëve prej vitit 2007. Bunkerët ishin ripërsëritje e së njëjtës histori pavarësisht vendndodhjes, kurse secili lapidar kishte një histori dhe një arsye për ekzistencën e tij. E sa më shumë fotografoja, aq më shumë shihja ngjashmëri”, thotë Hackman. Lapidarët ashtu si bunkerët dominojnë peizazhin shqiptar. Çdo lapidar ishte fillimi i një historie individuale, por në të njëjtën kohë edhe shfaqje kolektive e ndërtimit në masë.

Shumica e lapidarëve u ndërtuan në kujtim të dëshmorëve që ranë duke mbrojtur atdheun prej pushtimeve fashiste italiane dhe gjermane gjatë Luftës Botërore II. Shumë prej monumenteve, lapidarëve dhe busteve u ndërtuan gjatë regjimit komunist kur ishte më i gjallë koncepti i instalimit të artit publik. Ishte koha e vështrimit të fokusuar mbi të shkuarën e pasur të kombit shqiptar për të përzgjedhur emra dhe ngjarje që do t’i përshtateshin më mirë asaj ç’ka Partia Komuniste e quajti “beteja e përjetshme e çlirimit kombëtar”.

Sipas Hackman, procesi i “filtrimit të historisë” nuk është një koncept i ri gjatë shtet-ngritjes. ”Në rastin e Shqipërisë, nuk kishte art publik me axhendë nacionaliste kur lindi shteti shqiptar në 1912. Nuk ishte në interesin e osmanëve të ndihmonin në lindjen e ndonjë shteti të ri prej shpërbërjes së perandorisë së tyre. Në atë kohë, Shqipëria ishte një anomali. Ndryshe nga shtetet e tjera që u krijuan pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane bazuar kryesisht në besimin fetar, në përputhje me kriteret e komunitetit ndërkombëtar, shqiptarët zgjodhën të bashkoheshin prej gjuhës dhe historisë së përbashkët”, thotë Hackman.

Në rrugëtimin e tij për të sjellë Shqipërinë përmes fotove, ai ka hulumtuar dhe në historinë tonë, duke njohur mirë të shkuarën tonë. Por përshkrimi që u bën lapidarëve është një përshkrim për të kuptuar filozofinë e ekzistencës së tyre. “Lapidarët kurrë nuk tradhtojnë dobësi apo mungesë vendosmërie. Janë të fortë, me tytat e armëve të drejtuara lart dhe të zbukuruara me yje. Një imazh jo përherë i vërtetë, sepse shumë prej tyre nuk janë solidë. Të ndërtuar prej betoni kryesisht, lapidarët janë në shpërbërje, relikte të një perandorie të shkuar, kujtime të jetëve të humbura”, thotë Hackman. Sipas tij, është e vështirë të përcaktosh kriteret se cilat janë e nuk janë monumente të pranueshme publike kur ndryshon drejtimi politik i një vendi.

“Ende vazhdon në jugun e SHBA-së një debat i nxehtë mbi legjitimitetin e monumenteve dedikuar ngjarjeve të Konfederatës gjatë Luftës Civile të 1861-’65. Diku është një vijë që ndan të pranueshmen nga fyesja. Kjo varet nga vendndodhja dhe historia e një monumenti publik. Ndërsa statuja e një diktatori do të konsiderohej nga kushdo si e papërshtatshme, një monument për dikë që ka sakrifikuar jetën për çlirimin e vendit, do të ishte i pranueshëm”, thotë Hackman.

Ai jep shembullin e Budapestit ku shumë prej monumenteve publike të regjimit komunist janë grumbulluar e rivendosur në një zonë të quajtur Muzeu i Parkut të Statujave, duke ngritur dhe pyetjen që ne ende nuk ia kemi bërë vetes, se cili do të jetë fati i kësaj pjese të rëndësishme të identitetit tonë historik… Ashtu si Hungaria, krijimi i një vendi për këta lapidarë do të ishte një vend për të kujtuar historinë…

Por deri atëherë, le t’i shohim përmes fotove që Hackman, ky pasionant i fotografisë dhe historisë na i sjell në këtë ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, si për të grishur ndërgjegjen tonë./TCh/

lapidarlapidar1lapidar2lapidar3

Next Post

VIDEO/ T'i shpëtosh mrekullisht vdekjes për 15 sekonda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

August 23, 2026
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

August 23, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kontrabandë gazi kinez në BE, shitej në Itali, SPAK “filtër” pasurive të 9 të huajve

August 23, 2026
Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani

Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani

August 23, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Media belge: Data kyçe e sagës gjyqësore të Veliajt, që mbahet në paraburgim, po afron

August 23, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

August 23, 2026
Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në  4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari

Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në 4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari

August 23, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

August 23, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Fitime rekord nga kriza, gjashtë vende të BE-së kërkojnë taksë për kompanitë e naftës

August 23, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Drejtësia nuk duhet të ndëshkojë

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com