Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i UEFA-s ka falur yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.
Në vendimin e marrë pak minuta më parë, ky Komitet e ka gjobitur me 20.000 euro portugezin, për gjestin e tij në stadium pas takimit të kthimit Juventus-Atletico Madrid për raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë tregoi organin gjenital të tij drejt tifozëve spanjoll, pasi tripletës që i dha kualifikimit torinezëve për në raundin çerekfinal të Champions League.
Një dënim i ngjashëm me atë ndaj Diego Simeone, që bëri të njëjtin veprim në ndeshjen e parë ndaj Juventusit, dhe u gjobit me të njëjtën shifër, 20.000 euro.
Në këtë mënyrë, Ronaldo do të jetë i gatshëm për bardhezinjtë në takimin e parë çerekfinal kundër Ajax-it.
/g.kosovari