• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjesti i madh, e moshuara dhuron pajisje për spitalin e Korçës dhe kërkon të mbetet anonim

by Java News
22/09/2018 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua që kërkoi të mbetej anonime i dhuroi Poliklinikës së Korçës paisje kompjuterike. Punonjësit thonë se kjo u ka lehtësuar punën, ndërsa gjesti ka lënë gjurmë dhe ka ngjallur shpresë.

Një grua rreth 70 vjeç i shkoi në fillim të gushtit në zyrë Drejtorit të Spitalit të Korçës. Gruaja kishte qenë më parë aty për të vizituar një të afërm të sëmurë dhe drejtori Ardit Konomi thotë se priste të dëgjonte kërkesën apo ankesën e saj. Përkundrazi zonja i tha se donte të ndihmonte spitalin.

“Unë u emocionova shumë nuk kam pse ta fsheh. Ishte e papritur, ishte e bukur”, thotë Konomi. Sipas tij ndihma kishte ardhur në kohën e duhur. Poliklinika ishte në proces të ndërtimit të sistemit online të referimit, por një pjesë e buxhetit, që kishte të bënte kryesisht me blerjen e kompjuterave për punonjësit, mungonte.

“Kjo ishte partia e fundit e paisjeve që nuk e kishim parashikuar dhe nuk e kishim të mbuluar. Donacioni erdhi në vendin e duhur në kohën e duhur”, thotë Konomi, që shton se gjesti ka lënë gjurmë te personeli që ai drejton.

Sipas drejtorit të Spitalit Rajonal të Korçës, në poliklinikë janë bërë investime të rëndësishme dhe ndryshime rrënjësore në vitet e fundit, por gjesti i bamirëses anomime ka qenë ai me më shumë ndikimim. “Asnjë prej këtyre deri më sot, të paktën për pjesën e personelit që punon brenda spitalit, nuk ka lënë atë gjurmë dhe atë shije të mirë që ka lënë ky gjest”, thotë ai.

Drejtori thotë se gruaja anonime, bleu vetë paisjet që u listuan si të nevojshme nga spitali dhe i dorëzoi ato. Kryeinfermierja e Poliklinikës i tha BIRN se gruaja kishte dhuruar 21 kompjutera. “Ka sjellë lehtësimin e të gjithë procesit të punës”, thotë Margarita Jazxhi.

Banorët po ashtu janë mirënjohës. Një prej tyre i tha BIRN se sistemi u lehtësonte punë dhe shmangte vërdallisjet e tepërta burokratike. “Ajo faleminderit për humanizmin, për shërbimin që u bën njerëzve në nevojë”, tha gruaja.

Në Korçë filantropia është e njohur. Thoma Turtulli, një ndër filantropët më të njohur korçarë i dhuroi Korçës ndërtesat e bibliotekës, kinemanë, liceun, spitalin dhe jetimoren. Po ashtu të tjerë filantropë ndihmuar arsimin në qytet, duke financuar shkollat. Një pjesë e dhuruesve ishin emigrantë që dërgonin para pas në qytetin e lindjes si amanete. Dhurimi i kompjuterave është një shpresë që tradita mund të ringjallet.

Next Post
I mori lekë qytetarit për të regjistruar pronën, arrestohet mashtruesja

Zhduket 47-vjeçari nga Mirdita, vëllai kërkon ndihmë në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In