• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjermeni në Elbasan, inspektim 4 projekteve me vlerë 234 milionë lekë

by
15/09/2015 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni zhvilloi sot në qytetin e Elbasanit së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Qazim Sejdini dhe Prefektin, Arben Kamami, inspektimin e punimeve të katër projekteve të financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve dhe projektit të financuar nga fondet e Ministrisë së Zhvillimit Urban, për Përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetin Rom dhe Egjiptian.

Për vitin 2015, nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për Bashkinë Elbasan u investuan në total rreth dyqind e tridhjetë e katër milionë lekë, për zbatimin e katër projekteve, të cilat tashmë kanë përfunduar duke i dhënë një fizionomi bashkëkohore qytetit dhe në shërbim të qytetarëve.

Projektet e financuara janë sistemim i rrugës “Marie Dhama” dhe sheshet e pallateve, suvatim dhe lyerje fasadash në rrugët kryesore për 100 banesa kolektive, sistemim asfaltim i rrugës te pallati i sportit, sistemim asfaltim bllokut të banimit, sheshet e pallateve 60,61,62,63/1,64,64/2,64/3, rruga “Nusret Kokobobo”.

Në fjalën e saj Ministrja Gjermeni, vlerësoi punën e bërë dhe angazhimin e të gjithë stafit të Bashkisë Elbasan, në zbatimin me cilësi dhe brenda afateve, të projekteve të financuara nga Qeveria Shqiptare.

“Bashkia e Elbasanit është një bashki model në aplikimin dhe zbatimin e projekteve që ne inspektuam sot si dhe projekteve të tjera të financuara përgjatë vitit 2014. Projektet e zbatuara, qoftë në përmirësimin e infrastrukturës së rrugëve të brendshme të qytetit, projekti i fasadave të 100 banesave kolektive dhe projektet për krijimin e hapësirave publike funksionale e kanë ndryshuar fizionominë e qytetit të Elbasanit, duke i shërbyer qytetarëve dhe duke i dhënë një pamje atraktive qytetit të Elbasanit”, tha Gjermeni.

12004849_505130916328671_8725249975739953195_n

Gjithashtu më vjen mirë të them, nënvizoi Ministrja Gjermeni, “se edhe projekti i financuar nga buxheti i Ministrisë së Zhvillimit Urban, në vlerën rreth njëzet e katër milionë lekë, në kuadër të programit të infrastrukturës për Përmirësimin e Kushteve të jetetës për komunitetin Rom dhe Egjiptian, falë të cilit janë rehabilituar banesat për rreth 35 familje të këtij komuniteti, ka përfunduar me sukses”

Me fondin e alokuar janë kryer edhe ndërhyrje në rrugën kryesore, ku jeton ky komunitet ku nga asfaltimi dhe punimet e kryera në rrugë përfitojnë rreth 60 familje të këtij komuniteti.

Në fund fjalës së saj Ministrja Gjermeni, shprehu angazhimin e Qeverisë në mbështetje të bashkive të reja me reformën territoriale, duke theksuar se Bashkia Elbasan është dhe një nga pesë bashkitë e përzgjedhura nga programi i USAID PLGP, në kuadër të ofrimit të asistencës teknike dhe financiare për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, duke e çuar kështu në 31, numrin e bashkive që brenda vitit 2016 do të kenë të hartuar dhe miratuar Planet e tyre të Përgjithshme Vendore.

Ky plan do të përcaktojë një zhvillim më të mirë të zonës, duke përdorur potencialet ekonomike dhe natyrore, dhe duke i dhënë një zhvillim ekonomik asaj.

Next Post

Kosova me plot yje, po u pranua nw UEFA e FIFA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

May 16, 2026
Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

May 16, 2026
Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

May 16, 2026
Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

May 16, 2026
Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

May 16, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

May 16, 2026
Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

May 16, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

May 16, 2026
Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In