• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermeni në Divjakë, inspekton 4 projekte të “Rilindjes Urbane”

by A R
05/03/2016 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte sot në Divjakë ku po zbatohen 4 projekte, pjesë e programit “Rilindja Urbane”. Në këto dy vite kjo bashkia ka përfituar nga Fondi i Zhvillimit të Rajonevenjë fond prej 795,558,048 lekë për projekte si: rivitalizimi i sheshit qendror dhe trotuareve të akseve kryesore, për të cilin po punohet; shëtitorja Divjakë – Pishat, tashmë e përfunduar; ndërtimi i unazës bujqësore Divjakë – Mertish – 3 Urat dhe ndërtimi i rrugës Gradisht – Spolat i Madh, i cili pritet të nisë së shpejti.

Ministrja Gjermeni e shoqëruar nga kryebashkiakuKokoneshi ndoqi në terren punimet në sheshin qendror. Ministrja vlerësoi faktin se të 4 projektet kanë komponentë të integruar, duke ndikuar jo vetëm në zhvillim urban të qytetit, por njëherësh, edhe në zhvillimin e bujqësisë apo lidhjessë qendrës urbane me zonat rurale.

“Të gjitha projektet e Rilindjes Urbane në Divjakë e kanë rilindur këtë bashki. Qytetarët e Divjakës meritojnë më të mirën, sepse janë punëtorë, e ruajnë mjedisin dhe të gjithë vlerat që kjo bashki ka”, tha Ministrja Gjermeni gjatë inspektimit.

Bashkia Divjakëështë një ndër prej 26 njësive vendore të përzgjedhura për tu ndihmuar me asistencë teknike dhe financiare nga Qeveria për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor.

“Studio fituese dhe stafi i bashkisë kanë nisur punën. Para dy ditësh kanë bërë dëgjesën e parë publike për të ftuar të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit për ta bërë këtë proces sa më të hapur e gjithëpërfshirës. Me hartimin e Planit Vendor bashkia e Divjakës kristalizon të gjitha potencialet që ka. Krijon mundësi për investitorë vendas apo të huaj, të cilët do të garantojnë një zhvillim më të qëndrueshëm të kësaj zone me vlera të jashtëzakonshme, duke respektuar mjedisin dhe duke nxitur zhvillim ekonomik dhe social të zonës”, deklaroi Ministrja Gjermeni.

Rehabilitimi i Shëtitores Divjakë – Pishaj,tashmëe përfunduar është gërshetuar me rehabilitimin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta duke i shërbyer jo vetëm banorëve të Divjakës, por edhe pushuesve për të bërë më të prekshëm këtë gjeokompleks vlerash ekologjike dhe turistike.

Rivitalizimii Sheshit Qëndrorpërfshin lidhjen këmbësore të zonës qëndrore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta me qëndrën e qytetit të Divjakës.  Ndërsa, dy projektet që do të nisin të zbatohen së shpejti: Unaza bujqësore, segmenti rrugor Divjakë – Mertish – 3 Urat dhe rrugaRrugaGradisht – Spolat i Madhi shërbejnëtëgjithëterritorittëBashkisësë re Divjakë duke dhënë kështu një mundësi më shumë fermerëve për të transportuar lehtësisht prodhimet e tyre.

Next Post

Shpronësimet për kaskadën e Devollit/ Banorët mbështeten nga PD në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In