• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjermeni-bashkive: Mos i bllokoni lejet e ndërtimit, planet përfundojnë në korrik

by Java News
07/02/2016 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha bashkitë e vendit kanë mundësinë dhe përgjegjësinë ligjore të japin leje ndërtimi, me përjashtim të rasteve kur kërkesa nuk përmbush kushtet ligjore.

Në një letër  drejtuar kryetarëve të 61 bashkive në vend, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni u rikujton atyre se dhënia e lejeve nuk duhet të kushtëzohet nga procesi i hartimit të planeve të cilat do të jenë gati vetëm në muajin korrik.

Ministrja thekson se “procesi i hartimit të planeve të përgjithshme vendore nuk pengon dhe nuk duhet të konsiderohet nga kryetarët e bashkive si faktor bllokues i zhvillimit të territorit, qoftë kjo për nevoja të biznesit privat ashtu edhe për nevoja të strehimit të qytetarëve. Vetëm për ato zona të cilat nuk janë të mbuluara me plane të përgjithshme vendore ekziston një kufizim sa i përket kategorive të ndërtimeve të lejuaradhe kjo me qëllim ruajtjen e territorit për qëllimet e planifikimit që do të kryhet”.

Gjermeni sqaron ndër të tjera se deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore, për objektet mbi 6 kate, leja e ndërtimit do të jepet nga bashkitë përgjegjëse pas një kontrolli paraprak pa vërejtje të Këshillit Kombëtar të Territorit lidhur me përputhshmërinë me instrumentet kombëtare dhe/ose vendore të planifikimit në proces.

Në zonat me rëndësi kombëtare të trashëgimisë kulturore dhe historike si dhe përgjatë brezit bregdetar, deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore në proces hartimi, Gjermeni nënvizon se ndërtimet e reja do të jetë objekt shqyrtimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia e re e Zhvillimit të Territorit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe kompaninë zbatuese të projektit (IkubINFO), janë duke punuar për ngritjen e sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit dhe trajnimin vijues të bashkive lidhur me procesin e lejeshënies.

“Me ngritjen e sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit, parashikohet që aplikimi të kryhet ekskluzivisht online përmes portalit e-Albania, ku secili aplikues do të mund të aksesojë me kredencialet dhe firmën elektronike të tij dhe të ndjekë statusin e shqyrtimit të aplikimit nga  autoritetet përgjegjëse. Gjithashtu, të gjitha bashkitë dhe institucionet shtetërore që kanë përgjegjësi për miratimin e projektit të ndërtimit (si p.sh. në fushën e mjedisit, kulturës, infrastrukturës, mbrojtjes nga zjarri etj.) do të ndërveprojnë mes tyre përmes sistemit elektronik, duke shkurtuar ndjeshëm afatet e trajtimit të kërkesave dhe rritur transparencën ndaj publikut”, sqaron ministrja.

Ministria e Zhvillimit Urban dhe grupi i punës janë angazhuar dhe po punojnë intensivisht, në bashkëpunim me bashkitë, me qëllim që sistemi elektronik të vihet në funksionim të plotë dhe në mënyrë të detyrueshme për të gjitha aplikimet për leje ndërtimi, duke filluar nga muaji mars 2016.

http://www.zhvillimiurban.gov.al/files/userfiles/lajme/KOMUNIKATA_PER_LEJET.docx

Next Post

Pista e re e policisë: Shkak i masakrës në Elbasan, një sherr para pak javësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In