• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjermeni apel ndërtuesve: Bashkëpunoni për legalizimin e pallateve

by A R
16/01/2017 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pas miratimit në Qeveri, të vendimit që i ofron zgjidhje përfundimtare problematikës së mbartur për shumë vite, për 30, 000 familje, të cilat e kanë pasur të pamundur hipotekimin e banesave të tyre, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni zhvilloi një takim me stafin e drejtorisë rajonale të ALUIZNI në Tiranë.

Gjatë takimit, ku drejtoresha e Tirana 2, Orjeta Myzeqari shpjegoi disa prej tipologjive të kategorive që përfitojnë nga ky vendim, Ministrja Gjermeni bëri një apel të veçantë bashkëpunimi ALUIZNI- subjekt ndërtues – qytetar- pushtet vendor.

“Vendimi ka ngjallur interesin e ndërtuesve , të cilët janë të gatshëm për të bërë legalizimin e këtyre shtesave duke ndjekur procesin konform ligjt dhe duke paguar detyrimet sipas legjislacionit në fuqi. Përgjegjësia për mbarëvajtjen e procesit është e ALUIZNI. Unë kërkoj bashkëpunimin e qytetarëve në këtë proces por edhe të subjekteve ndërtuese, të cilat duhet të plotësojnë dokumentacionin, në mënyrë që ALUIZNI t’i ndihmojë, sipas afateve që përcakton VKM.

Bashkëpunim duhet mes ALUIZNI, subjekteve ndërtuese, qytetarëve por edhe bashkive, duke dashur që të gjithë qytetarët, të cilët nuk kanë mundur të hipotekojnë apartamentet e tyre, të jenë ata që përfitojnë direkt nga ky proces legalizimi.

Gjej rastin të kërkoj angazhimin maksimal të ALUIZNI, si në Drejtorianë Qendrore, ashtu edhe në rrethe në mënyrë që tu përgjigjemi qytetarëve në afate sa më të shkurtra”, tha Ministrja Gjermeni gjatë takimit.

Drejtoresha Myzeqari, sqaroi se ALUIZNI, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi ka detyrimin e njoftimit të ndërtuesit apo investitorit, të cilëve ju është lënë një afat prej 30 ditësh për kryerjen e procedurave të legalizimit për objektin. Në ato raste, kur ndërtuesit apo investitori nuk do t’i përgjigjet njoftimit brenda afatit të përcaktuar, atëherë i lind e drejta qytetarit të paraqesë pranë ALUIZNI kërkesën për hipotekimin e objektit që disponojnë. Nga momenti i paraqitjes së kërkesës nga qytetari e deri në përfundim të procesit të hipotekimit e gjithë praktika do të ndiqet nga vetë ALUIZNI.

Të gjithë këta qytetarë, sipas Vendimit të Këshillit të Minsitrave të miratuar më 11 janar 2017 nuk kanë asnjë detyrim financiar apo kosto shtesë për të paguar ndaj shtetit, pra e thënë ndryshe, procedura e legalizimit për qytetarët do të jetë tërësisht falas. Ndërkohë që ndërtuesit apo investitorit i lind detyrimi fiscal për pagesën e taksës së infrastrukturës për objektin e ndërtuar.

/a.m.

 

Next Post
Dhjetë femra nga showbizi shqiptar që i kanë shpëtuar kirurgjisë plastike (FOTO)

FOTO/ Jonida Vokshi siç nuk e keni parë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In