• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania toka e premtuar, vendi ka nevojë të hatashme për punëtorë. Ja profesionet e kërkuara

by Java News
06/08/2017 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2014, Shqipëria, Kosova dhe Serbia, përkundër rezistencës së të Gjelbërve, qenë shpallur nga Gjermania si vende të sigurta për kthimin e refugjatëve.

Për pasojë, azilkërkuesit nga këto vende nuk do të kishin fare shanse për të fituar azilin. Dhe, si kompromis Berlini zyrtar kishte pranuar një zgjidhje që do t`u mundësonte një numri të azilkërkuesve të refuzuar, ardhjen në Gjermani, shkruan Süddeutsche Zeitung. Por tash jo më si refugjatë por si të punësuar në mënyrë legale.

Brenda dy viteve në vijim, këtë përvojë e kanë bërë rreth 40 mijë shtetas të këtyre tri vendeve, shkruan albinfo.ch. Kompromisi i para tri viteve doli një zgjidhje e mirë dhe praktike, si mundësi punësimi por edhe si preventivë e valëve të refugjatëve nga Ballkani në Gjermani.

Vendimtare për këtë sukses ka qenë puna e dy agjenturave shtetërore: GIZ (Shoqëria për Bashkëpunim Ndërkombëtar) dhe BA (Agjentura Federale e Punës). Ato së bashku në zyrat e tyre të ashtuquajtura “Qendra për këshillim të migrantëve” në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi bëjnë këshillimin dhe orientimin e atyre që duan të shkojnë legalisht për të punuar në Gjermani.

Thea Decker punon në BA dhe është përgjegjëse për bashkëpunim ndërkombëtar. Ajo thotë se është arritur një parandalim i refugjatëve pikërisht nga ato vende prej nga të cilat ka pasur më shumë refugjatë ekonomikë.

Ajo flet për një “nevojë të hatashme” dhe kur e thotë këtë, nuk mendon vetëm për nevojën që kanë ballkanasit për punë në Gjermani por edhe për nevojën që punëdhënësit gjermanë kanë për punëtorë.

Ka qenë pikërisht interesimi i punëdhënësve ai që ka bërë që aplikuesit nga këto tri vende të mos kenë nevojë as të kenë kualifikime të veçanta për të ardhur në Gjermani.

Po u paraqitët në njërën nga byrotë e përmendura, BA në Gjermani gjen një punëdhënës i cili është interesuar të punësojë dikë dhe pastaj e fitoni lejen e punës, me opsionin e vazhdimit të saj. Decker thotë se më shumë nevojë ka në profesionet deficitare në Gjermani si përkujdesja për pleq dhe të sëmurë. Por kërkohen po ashtu edhe elektricistë dhe zejtarë të tjerë.

Rreth 40 mijë veta kanë ardhur në këtë mënyrë brenda dy viteve nga Kosova, Serbia dhe Shqipëria ndërsa tendenca tregon rritje.

Kjo është edhe një dëshmi se koordinimi në mes të GIZ dhe BA ka funksionuar mirë. Dhe një sukses i këtij bashkëpunimi është fakti se u bëhet e qartë njerëzve nga këto vende se aventura e azilit do t`u kushtonte shumë më shtrenjtë dhe nuk do t`u ofronte asnjë shans për sukses.

Nga fillimi, GIZ ka investuar rreth 500 mijë euro në vit për katër zyrat. GIZ po ashtu ndihmon refugjatët që kthehen në vendet e përmendura pas refuzimit nga Gjermania, që të integrohen më shpejt dhe më me sukses.

a.ç

Next Post
Verratti konfirmon qëndrimin te PSG-ja prej Neymar-it

Verratti konfirmon qëndrimin te PSG-ja prej Neymar-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In