• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania, tjetër reagim kundër Greqisë: “Beleri” nuk mund të pengojë integrimin!

by A R
30/11/2023 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alfred Beleri nuk ka tensionuar vetëm marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, por edhe ndërmjet qeverisë greke me atë gjermane. A2 CNN iu drejtua me një kërkesë qeverisë gjermane sa i përket qëndrimit të shtetit grek, i cili paralajmëronte bllokim e procesit integrues të Shqipërisë në rast se Beleri nuk kryente betimin si kryebashkiak i Himarës. Përgjigja e Ministrisë së Jashtme të Berlinit shpreh qartë se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve nuk mund të bëhen kurrsesi bllokadë në hapjen e kapitujve të negocimit mes Tiranës dhe Brukselit.

“Aspekti përkatës për procesin e anëtarësimit dhe pranimit të Shqipërisë në BE është përmbushja e kritereve të anëtarësimit, duke përfshirë edhe miratimin e “acquis” të BE-së. Është e rëndësishme që ky të mbetet parimi udhëzues që zbatojnë të gjitha shtetet anëtare kur vendosin për hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit. Çështjet bilaterale ndërmjet dy vendeve janë të papranueshme në procesin e integrimit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për A2 CNN.

Muaji dhjetor është vendimtar sa i përket procesit integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku vetë Komisioni ka shprehur vullnetin që brenda këtij vitit të hapen grup-kapitujt e parë, por ky vullnet mund të mbetet vetëm dëshirë nëse nuk ka unanimitet mes vendeve anëtare.

“Shpresojmë që brenda këtij viti të hapen grupkapitujt e parë”, tha nga Brukseli Varhely. Historia e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor ka treguar më shumë se sa një herë se rrugëtimi drejt Unionit mund të hasë pengesa të vështira. Maqedonia e Veriut u desh të ndryshonte emrin, që të pajtonte qëndrimet e Greqisë, e më pas të pranonte se do të ndryshonte Kushtetutën për të hequr veton Bullgare. Tanimë, me këto pengesa, po kërcënohet Shqipëria, edhe zyrtarisht, siç duket në përmbajtjen e letrës zyrtare që Athina i dorëzuar Brukselit, referuar pritshmërisë së vendit tonë për të hapur grup-kapitujt e parë të negociatave.

“Situata bie ndesh me vlerat tona të përbashkëta europiane, kriteret e anëtarësimit dhe “acquis” të BE-së, të cilat janë të panegociueshme. Greqia pret që Shqipëria të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për marrjen e detyrës së Beleris si dhe të respektojë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë. Përndryshe, Greqia nuk do të jetë në gjendje të pajtohet me fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit”, shkruhet në letrën zyrtare të Athinës që iu dorëzua Brukselit.

Tanimë, shpresat janë më shumë në dorë të diplomacisë europiane, e cila duhet të gjejë konsensusin për të cilën e shkuara ka treguar se ka qenë e vështirë. Mbi këtë situatë, A2CNN i është drejtuar Komisionit si dhe Këshillit Europian, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

/a.r

Next Post
Liridona u vra në sy të fëmijëve dhe bashkëshortit; Prokuroria: Dyshime të forta për grabitje me pasojë vdekjen

Liridona u vra në sy të fëmijëve dhe bashkëshortit; Prokuroria: Dyshime të forta për grabitje me pasojë vdekjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

October 8, 2026
Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

October 8, 2026
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com