• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjermania thërret Hamdi Salihin

by
08/08/2015 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hamdi Salihi mund të cilësohet pa diskutim si përforcimi më i goditur i Skënderbeut në muajin e fundit dhe kjo vërtetohet lehtësisht me statistika.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve deri tani, pasi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës pesë herë, në katër ndeshje të zhvilluara.

Me një nuhatje të admirueshme goli, ai ka qenë një nga heronjtë e kualifikimit historik të korçarëve për në fazën “play-off” të Champions-it. Klubi kampion i Shqipërisë po bën të pamundurën për ta mbajtur, por mësohet se do ketë konkurrencë.

Nga burime pranë lojtarit të Panorama Sport është mësuar se në përfundim të takimit me Milsamin, dy klube gjermane janë interesuar për të.

Më saktë, një ndërmjetës që operon në futbollin gjerman i ka ofruar futbollistit mundësinë për të luajtur me Darmstadin në Bundesligën e Parë, ose me St.Paulin në të Dytën.

Gjithsesi, elementi kryesor për Salihin nuk ka të bëjë me kampionatin prestigjioz sesa me ofertën financiare. Pikërisht ky aspekt do mbajë pezull edhe të ardhmen e tij me Skënderbeun.

Nëse një prej ekipeve gjermane, sidomos Darmshtadi, ia plotëson kërkesat, atëherë 31-vjeçari nuk ka për të qenë pjesë e skuadrës së Josës në fazën e grupeve të Ligës së Europës ose Champions-it.

Por, duhet theksuar se edhe oferta e korçarëve është e majme, aq më tepër që kanë siguruar një buxhet shumë të majmë prej kualifikimi në “play-off”. Me 6.1 milionë euro tashmë të siguruara, për presidentin Takaj do të ishte më e lehtë të bindte Salihin.

Sulmuesi numëron 50 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë, duke shënuar edhe 11 gola, ndërkohë që aventura e tij e fundit ka qenë në Izrael me Hapeol Haifa. Në karrierë, shkodrani ka veshur fanellën e ekipeve si Vllaznia, Panionios, Tirana, Ried, D.C. Unitedit, Jiangsu Sainty, Hapeol Akre dhe Hapeol Haifa.

Next Post

Publikohen pas 25 vjetësh pamjet e FBI-së për vjedhjen e shekullit (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com