• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania si ndërmjetësuese në Lindjen e Mesme?

by A R
23/10/2023 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me bisedimet në vendet e Lindjes së Mesme ministrja e Jashtme Baerbock u përpoq të ndërmjetësojë mes aktorëvë të ndryshëm dhe për mirëkuptimin reciprok. Por mundësitë e Gjermanisë për ndërmjetësim janë të kufizuara.


Jordani, Izrael, Liban, Egjipt: Stacionet e një diplomacie intensive krize. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock brenda tre ditësh zhvilloi bisedime në katër vende. Qëllimi ishte: Të pengohet përhapja e konfliktit të Lindjen e Mesme. Një qëllim tjetër ishte që të zbutet sa më shumë të jetë e mundshme kriza humanitare në Rripin e Gazës.

Në fjalimin e saj në “samitin për paqe” në Kajro Baerbock përshkroi vuajtjet dhe shqetësimet, me të cilat po përballen njerëzit në terren dhe përtej të gjithë kufijve. “Kudo në rajon shohim vuajtje dhe frikë të tmerrshme njerëzore”, konkludoi ministrja e Jashtme.

Ajo njëkohësisht përmendi arsyen se përse u krijua gjithë kjo vuajtje. E kjo e gjitha ka një emër, tha Baerbock: “Ishte Hamasi, që më 7 tetor solli terrorin e tmerrshëm në Izrael dhe ushtroi krime të neveritshme.” Në afat të shkurtër është e rëndësishme, që të zbutet vuajtja, atje ku ajo është më e madhe, tha ministrja e Jashtme, e gjendja është emergjente në Rripin e Gazës. Ndaj Gjermania ka rritur ndihmën humanitare për Rripin e Gazës në rreth 50 milionë euro.

Të enjten (19.10.2023) në Aman ajo bisedoi me drejtorin e organizatës së OKB për Ndihmat për Palestinezët, UNRWA, Philippe Lazzarini. Ky i fundit i shpjegoi asaj “gjendjen ekstremisht të rëndë” në Rripin e Gazës. Ka mbi një milionë rë dëbuar brenda vendit. 3700 vetë kanë vdekur, tha Lazzarini duke iu referuar të dhënave të Autoriteteve të Shëndetësisë nën kontrollin e Hamasit. Në këtë rajon nuk ka ujë të pijshëm.

Mundësi të kufizuara për ndërmjetësim

A mund të ndërmjetësojë Gjermania në këto rrethana? Po, por sipas gjendjes, mundësitë janë të kufizuara thotë Peter Lintl, ekspert për Izraelin pranë Fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin: Ndërmjetësimi gjerman pranohet sa u përket pengjeve. “Këtu Gjermania mund të veprojë për të ndihmuar.”

Por mbështetje tjetër Gjermania nuk mund të japë për arsye që janë të kuptueshme: “Gjermania nuk flet me Hamasin.”

Sidoqoftë Gjermania mund të ndërmjetësojë në oragnizimin e ndihmave humanitare. “Kjo pranohet edhe nga Izraeli, sepse ndihma kërkohet edhe nga ana e SHBA-së.”

Ndaj kontributi gjerman për zbutjen e krizës mund të konsistojë në këto dy aspekte, thekson Lintl: “Pengjet dhe ndihma humanitare.”

Parimisht një pjesë e vendeve arabe e shohin me rezerva politikën e jashtme të Gjermanisë. Annalena Baerbock e ndjeu këtë vet në Aman: Ku sipas mediave u mor me rezerva deklarata e saj, që Izraeli është viktimë e terrorit të Hamasit dhe ka të drejtë të mbrohet.

Sipas Lintl ka në përgjithësi rezerva, “por njëkohësisht edhe gatishmëri pragmatike për bashkëpunim, atje ku kjo është e mundur.”

Bota arabe solidarizohet me palestinezët

Bisedimet që zhvilloi Baerbock në kryeqytetet e katër vendeve të Lindjes së Mesme u zhvilluan në sfondin e një sërë demonstratash solidariteti me njerëzit në Rripin e Gazës. Në Egjipt (20.10.2023) dhjetëra mijëra vetë demonstruan në rrugë për të shprehur solidaritetin e tyre me palestinezët në Rripin e Gazës. Edhe në Aman mijëra vetë shprehën përkrahjen për palestinezët. Demonstratat janë një indikator për distancimin që kanë shtresa të tëra të popullsisë ndaj Izraelit.

Po ashtu në pjesë të madhe të vendeve arabe, njerëzit mendojnë, që shtetet perëndimore përkrahin pa kushte Izraelin. Formula, se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, përsëritet pa asnjë kritikë, shkruhet në gazetën palestineze “Al ayyam”. Kjo gazetë i referohej në artikullin e saj edhe Gjermanisë. Njëkohësisht edhe në Jordanin Perëndimor po shpërthen dhuna.

Të tilla ndjesi kanë influencë ndaj vendimeve të qeverive në Kajro, Aman e në vende të tjera arabe. “Në shumë vende politikanët, që bashkëpunojnë ngushtë me vendet perëndimorë ndodhen tani nën presion ekstrem”, thotë në bisedë për DW, Simon Wolfgang Fuchs, profesor në fushën e studimeve për Islamin dhe Lindjen e Mesme në Universitetin Hebre të Jeruzalemit.

“Izraeli nuk do përpjekje për ndërmjetësim”

Një tjetër arsye e mundësive të kufizuara për ndërmjetësim, sipas Lintl, është edhe, se: “Izraeli vet nuk do asnjë përpjekje për ndërmjetësim. Një ofertë e tillë ndërkohë do të ndalohej.” Qëllimi i Izraelit është t’i japë fund sundimit të Hamasit. “Një ndërmjetësim do të ishte përkundër këtij qëllimi.” Një ndërmjetësim pranohet, nëse është fjala për lirimin e pengjeve. “Përveç kësaj nuk pranohet asnjë lloj tjetër ndërmjetësimi.”/DW

Next Post
“Oketa më kërkoi privatizimin”, letra për Topin është zhdukur nga Presidenca. Gjeneral Qirjazi u zëvendësua nga Gjunkshi

"Oketa më kërkoi privatizimin", letra për Topin është zhdukur nga Presidenca. Gjeneral Qirjazi u zëvendësua nga Gjunkshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In