Janë tre lojtarë pjesë e formacionit bazë të Joachim Low të cilët do të humbasin gjysmëfinalen, 2 për shkak të dëmtimeve gjatë ndeshjes me Italinë dhe një për shkak të numrit të kartonave.
Pasi eliminoi Italinë në çerekfinale të Europianit Gjermania nis të bëjë bilancin e problemeve për fazën gjysmëfinale. Sami Khedira që u detyrua të dilte nga fusha që në pjesën e parë për shkak të një problemi muskulor sipas të gjitha gjasave e ka mbyllur aventurën e tij në Francë.
Të gjitha mediat në gjermani raportojnë se dëmtimi i aduktorit në kofshën e majtë nuk mund ta lejojë të kthehet qoftë për finalen, sigurisht nëse Gjermania do të kualifikohet për sfidën që do të përcaktojë ekipin fitues të turneut.
Edhe Mario Gomez, i zëvendësuar gjatë lojës ndaj të kaltërve, është në dyshim për gjysmëfinalen, por të paktën stafi teknik beson së mund të jetë gati për finalen e 10 korrikut. Një tjetër lojtar që ka shfaqur probleme fizike është Jerome Boateng, mirëpo për mbrojtësin e Bayernit bëhet fjalë vetëm për një lodhje muskulore, ndaj do të jetë i gatshëm për Low në ndeshjen e radhës.
Mungesë e sigurt në mbrojtje është ajo e Mats Hummels, i cili u ndëshkuar me karton të verdhë, duke plotësuan numrin 2 që nuk e lejon të jetë në fushë në takimin pasardhës./TCH/a.k