• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania rekord infektimesh, qytetarët janë PRO vaksinimit me detyrim

by A R
12/11/2021 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania vazhdon të shënojë shifra rekord të infektimeve. Shumë qytetarë gjermanë janë të mendimit se duhet të futet vaksinimi me detyrim.

Në Gjermani shifrat e infektimeve po shënojnë shifra rekod. Të premten Instituti Robert Koch (RKI) bëri të ditur se janë regjistruar 48.640 infektime, kurse një ditë më parë u arrit një shifër rekord prej 50.196 të infektuarve me virusin Corona. Incidenca shtatëditore në vend ka arritur po ashtu një nivel tjetër rekord prej mbi 249 të infektuar në 100.000 banorë.

Si pasojë e përkeqësimit dramatik të gjendjes, Këshilli Gjerman i Etikës rekomandon që të rishikohet mundësia e vaksinimit të personave që punojnë në profesione të caktuara. “Duke pasur parasysh situatën aktuale, Këshilli tani rekomandon, pa asnjë votë kundër dhe me tre abstenime, rishikimin e shpejtë dhe marrjen e një vendimi për vaksinimin e detyrueshëm për personat që punojnë me grupet e rrezikuara nga virusi Corona”,  kumtoi Komisioni, i cili është edhe këshilldhënës i qeverisë gjermane.

Ndryshimi dramatik i disponimit

Si koalicioni qeveritar në largim ashtu edhe koalicioni i mundshëm  i socialdemokratëve, ekologjistëve dhe liberalëve e kanë refuzuar deri tani mundësinë e futjes së vaksinimit me detyrim. Por në popull mund të vërehet ndryshimi i disponimit. Në një sondazh të Institutit YouGov, të bërë me kërkesën e Agjencisë gjermane të lajmeve DPA, një shumicë e madhe e të anketuarve janë për vaksinim me detyrim. 44 përqind e të anketuarve janë të mendimit se vaksinimi me detyrim duhet të futet për të gjithë në Gjermani, me synim imunizimin kundër këtij virusi të rrezikshëm. 24 përqind të tjerë mendojnë se vaksinimi me detyrim duhet të futet për disa grupe të njerëzve që punojnë në profesione të cakutara, si personat që kujdesen për të moshuarit apo ata që punojnë në spitale. Ndërsa vetëm 27 për qind janë kundër vaksinimit të detyrueshëm në përgjithësi.

Edhe kjo dëshmon se në Gjermani ka ndryshuar shumë disponimi. Pak ditë pas vaksinimeve të para në fund të dhjetorit të vitit 2020, 56 përqind e të anketuarve nga YouGov ishin kundër vaksinimit të detyrueshëm, ndërsa vetëm 33 përqind ishin pro. Por asokohe nuk është kërkuar mendimi i të anketuarve për vaksinimin e grupeve të caktuara.

Problemet e politikës

Përkeqësimi i dukshëm i gjendjes dhe rekordete vazhdueshme të infektimeve me virusin Corona kanë shtuar presionet edhe ndaj politikanëve. Në vazhdën e negociatave për krijimin e koalicionit të ri qeveritar, Partia Socialdemokrate (SPD), Të Gjelbrit dhe liberalët (FDP) janë detyruar të rishqyrtojnë dhe ndryshojnë Ligjin për mbrojtje nga infeksionet.

Me këtë çështje po merret tani edhe Bundestagu. E për këtë çështje pritet të deklarohet edhe kandidati për kancelar Olaf Scholz. Scholz dhe partnerët e mundëshëm në koalicionin e ardhshëm qeveritar janë akuzuar nga përfaqësuesit e partive CDU/CSU për reagime joadekuate ndaj situatës gjithnjë e më të vështirë me virusin Corona.

Kryetari i grupit parlamentar të liberalëve Marco Buschmann thotë: “Ne po ankorojmë masa në paketën e re të cilat deri tani nuk kanë ekzistuar fare”. Partnerët e mundshëm kanë bërë të ditur se me 25 nëntor nuk do të vazhdojnë gjendjen epidemiologjike në gjithë vendin – që është në kundërshtim me vullnetin e kancelares në detyrë Angela Merkel (CDU) dhe kryeministrit të Bavarisë Markus Söder (CSU), por edhe të shumë politikanëve të tjerë të Unionit. Përfaqësuesit e koalicionit të ri të mundshëm duan të fusin rregulloren 3G në vendin e punës (pra që në vendin e punës të mund të shkojnë vetëm personat e vaksinuar, shëruar në gjashtë muajt e fundit apo të testuar). Duan të fusin detyrimin e testimeve për personat që punojnë në shtëpitë e të moshuarve si dhe kthimin e testeve falas për qytetarët./DW

/a.r

Next Post
Sekuestrohen 72 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, policia në kërkim të trafikantëve

Sekuestrohen 72 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, policia në kërkim të trafikantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In