• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania nxjerr “ligjin modern të imigrimit”/ Kush përmbush këto tre kritere merr ‘Kartën e shanseve’

by Java News
05/09/2022 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri gjerman federal i Punës, Hubertus Heil ka paralajmëruar një “ligj modern imigrimi” me qëllim tërheqjen e më shumë fuqie punëtore të kualifikuar në Gjermani. „Karta e shanseve“ do të jetë gati në vjeshtë.

“Ne do të vendosim një Kartë të shanseve me një sistem pikësh transparent, me qëllim që njerëzit për të cilët vendi ynë ka nevojë të vijnë më lehtë tek ne“, është shprehur ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil për gazetën e njohur gjermane „Bild am Sonntag“. Kjo sepse kërkimi i një pune nga jashtë është shpesh i vështirë.

Kush ka një diplomë apo kualifikim , pavarësisht nëse është studim universitar apo shkollim profesional, të cilin Gjermania e njeh, mund ta marrë menjëherë kartën e shanseve. “Por ne duam edhe njerëz, që kanë kualifikime të tjera, dhe që na duhen për tregun e punës, e të cilëve do t’u japim një shans për të ardhur në Gjermani”, ka thënë politikani socialdemokrat gjerman.

Kush i përmbush tre nga katër kriteret merr „Kartën e shanseve“

Me kartën e shanseve do duhet të futet një sistem pikësh, që përfshin katër kritere: Shkollimin e përfunduar jashtë, përvojë pune të paktën tre vjet, njohuritë gjuhësore ose një qëndrim të mëparshëm në Gjermani dhe së katërti moshën nën 35 vjeç. Kush plotëson tre nga katër kritere do të marrë „Kartën e shanseve”. Por se si do të përcaktohet në fund kjo kartë duhet të miratohet njëherë brenda qeverisë.

“Ne kemi nevojë për më shumë imigrim”, ka theksuar ministri, Hubertus Heil, duke iu referuar mungesës së fuqisë punëtore në Gjermani. “Vit për vit ne do të përcaktojmë në bazë të nevojës sonë një kontigjent të caktuar, se sa vetë do ta marrin kartën e shanseve në Gjermani, me qëllim që për një kohë caktuar të kërkojnë punë apo shkollim profesional këtu në Gjermani. Për këtë periudhë ata duhet ta sigurojnë vetë jetesën.” /DW

g.kosovari

Next Post
“Air China” dhe “Rolls-Royce” shpallin krijimin e ndërmarrjes së përbashkët

"Air China" dhe "Rolls-Royce" shpallin krijimin e ndërmarrjes së përbashkët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com