• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania nuk dëbon dot truprojën e Bin Ladenit

by Java News
17/07/2018 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rasti i Sami A. po trazon Gjermaninë. Tuniziani i përfolur si truproja e Bin Ladenit ka jetuar me familjen me ndihma sociale. Dëbimi i tij, i shtyrë me vite u krye, por tani ai duhet të rikthehet në Gjermani. Po pse?

Sami A. i dyshuar si truproja e Osama Bin Ladenit, islamist, i kategorizuar nga autoritetet gjermane si “i rrezikshëm”, pra që mund të kryejë atentate terroriste jeton prej vitesh në Gjermani, në Bochum me gruan dhe fëmijët duke marrë kontributet sociale të shtetit. Ai njihej si predikues salafist. Në vitin 2000 me gjasë ai ka marrë pjesë në një trajnim luftarak në kampet e Al-Kaidës në Afganistan dhe pjesërisht ka bërë pjesë edhe në truprojën e Osama Bin Ladenit. Këto akuza Sami A. i ka hedhur gjithmonë poshtë. Ndaj tij ishte hapur një procedurë penale në Gjermani, por shkak të mungesës së provave, ajo ishte pezulluar sërish.

Kërkesa e Sami A. për azil ishte refuzuar prej kohësh, ai duhej të dëbohej nga Gjermania që në vitin 2014, por për shkak se në Tunizi atë e kërcënonte tortura, dëbimi i tij ishte shtyrë. Pas heqjes së ndalimit të dëbimit në qershor 2018 ai u kalua në paraburgim para dëbimit. Në një aksion të shpejtë tuniziani arriti të dëbohej në vendlindje të premten (13.07) dhe iu dorëzua autoriteteve në vend. Ministria e Brendshme e konfirmoi dëbimin. Por një gjykatë gjermane kërkon ta zhbëjë dëbimin dhe kthimin e tij në Gjermani për shkak të shkeljeve juridike, shkruan Deutsche Welle.

Nuk ka garanci se Sami A. nuk torturoret

Çfarë ka ndodhur? Sami A., ashtu si edhe vite më parë kundër dëbimit u mbrojt me një kërkesë të shpejtë në Gjykatën Administrative në Gelsenkirchen. Kjo gjykatë e gjykoi të enjten (12.07) dëbimin si “shkelje të rëndë të ligjit dhe parimeve bazë të shtetit ligjor”. Nuk ka garanci diplomatike të qeverisë tuniziane, që ai nuk kërcënohet nga tortura, thuhet. Prandaj ai duhet të kthehet në Gjermani, tha gjykata përkatëse. Por ndërkohë vendimi i gjykatës mbërrin tek autoritetet përgjegjëse, të premten në mëngjes, në një kohë kur avioni me Sami A. ishte ngritur në ajër. Zyra e të huajve në Bochum si edhe Ministria e Refugjatëve në Landin Renani Veriore-Vestfali do të bëjnë ankimim kundër këtij vendimi.

Nga ana e saj drejtësia tuniziane bëri të qartë, se kompetencën për Sami A. tani e ka ajo. “Ky rast i përket drejtësisë tuniziane”, bëri të ditur një zëdhënës i prokurorisë anti-terror.

ma.me

Next Post
FOTO ILUSTRUESE

Rrufeja vret një person në Shkodër, plagosen rëndë dy të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

August 18, 2026
Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

August 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Durrës/ I riu plagoset me mjet prerës pas një sherri, dërgohet me urgjencë në spital

August 18, 2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

August 18, 2026
Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

August 18, 2026
Raporti evropian: Rusia po armatos Iranin nëpërmjet Detit Kaspik! I dërgon TNT, municione dhe pjesë për dronë

Raporti evropian: Rusia po armatos Iranin nëpërmjet Detit Kaspik! I dërgon TNT, municione dhe pjesë për dronë

August 18, 2026
“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

Ukraina po përdor dronët britanikë kundër Rusisë, Lavrov kërcënon Londrën: Do keni pasoja, rrezikoni të shiheni si pjesë e luftës!

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com