• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania në prag të zgjatjes së kufizimeve për koronën

by Ardit Rada
04/01/2021 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politikanët drejtues në Gjermani janë pro zgjatjes së masave kufizuese për koronën pas 10 janarit. Po sa do të zgjasë lockdown-i?

“Për shkak të shifrave ende shumë të larta, është e nevojshme që masat dhe kufizimet të zgjaten edhe më tej,” tha ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn.

Aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv është arritur numri maksimal i pacientëve me korona. Dhe tani duhet të zvogëlohet numri i infeksioneve dhe të mbahet në nivele sa më të ulëta për një periudhë më të gjatë kohore.

“Kjo është më mirë sesa t’i lirojmë masat shumë herët dhe të përballemi përsëri me pyetje të vështira brenda pak javësh,” tha politikani i CDU-së.

Kryeministri i Bavarisë Markus Söder (CSU) bëri thirrje në “Bild am Sonntag” për kufizime të rrepta edhe për tri javë të tjera: “Lockdown-i duhet të zgjatet deri në fund të janarit, heqja e parakohshme do të na kthente sërish mjaft pas.”

Edhe kryeministrat e landeve të tjera federale të prekura fort nga Corona kërkuan gjithashtu gjatë një tele-konference me kolegët e tyre një zgjatje deri në fund të janarit. Kurse landet më pak të prekura duan të presin për të marrë një vendim të ri edhe disa ditë. Qeveria federale mbështet zgjatjen masave kufizuese.

Vendimi po afron

Të martën, Kancelarja Angela Merkel (CDU) do të vendosë së bashku me kryeministrat e landeve federale mbi zgjatjen e masave kufizuese. Takimi telefonik i kryeministrave të landeve i shërbeu përgatitjes së takimit.

Një nga pikat më të diskutueshme në takimin e tyre ishte çështja e kopshteve dhe e shkollave. Landet me numër të lartë infektimesh duan t’i mbajnë kopshtet dhe shkollat të mbyllura, ndërsa ato me numër më të ulët kërojnë që shollat të hapen sa më parë duke ofruar orë mësimore alternative ose kombinim të mësimit në klasë dhe online për klasat e larta.

Sipas informacioneve të Agjencisë gjermane të Shtypit (dpa) pjesë e disktimeve do të jetë edhe vendosja e një testi të detyrueshëm mbarëkombëtar për udhëtarët që kthehen nga zonat me rrezik. Ky tekst i detyrueshëm aplikohet tashmë në landin e Bavarisë.

Mes landeve gjermane ka dallime të thella sa i përket numrit të infektimeve brenda javës. Me e ulët shifra është në Shlesvig-Holstein me 77,4 infeksione dhe me e lartë në Saksoni me 329,7 të infektuar.

DW

Next Post
FOTO tronditëse/ 49-vjeçarja rrëfen orët dramatike në spital ku nëna i ndërroi jetë para syve nga COVID dhe sëmundja i ‘shkatërroi’ familjen

FOTO tronditëse/ 49-vjeçarja rrëfen orët dramatike në spital ku nëna i ndërroi jetë para syve nga COVID dhe sëmundja i 'shkatërroi' familjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In