• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjermania në alarm nga sulmet terroriste, avionët luftarak monitorojnë hapësirën ajrore

by Lorenc Vangjeli
27/01/2016 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me Eurofighter Bundeswehri gjerman siguron hapësirën ajrore mbi vend. Ndërhyrjet e avionëve janë shtuar dukshëm kohët e fundit. Gjërat janë shpjeguar pas një pyetjeje të një deputeti.

Eurofighter

Gjashtë herë në tre vitet e fundit ka ekzistuar dyshimi për rrëmbimin e avionëve civilë nga terroristët dhe se në këto aksione janë përdorur armë nga Gjermania. Lidhjet mes pilotëve dhe sigurisë së fluturimit kanë qenë të ndërprera më shumë se 20 minuta. Pas alarmit (“Quick Reaction Alert”) kanë reaguar avionët luftarakë të stacionuar në Gjermani në Neuburg (Bavari) dhe Wittmund (Saksoni të Poshtme).

Këto ekipe janë në gjende të përhershme gatishmërie – 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. Kur bien këmbanat e alarmit, ato drejtohen tek “Alpha Scrambles”. Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes thotë se në vitin 2015 ka pasur 18 alarme të këtilla. Kur shtohen edhe alarmet nga zonat kufitare, ka pasur madje 42 alarme të këtilla. Në vitin 2013 ka pasur vetëm shtatë ndërhyrje. Nervozizmi dhe frika nga sulmet është shtuar shumë. Në rast të ndonjë sulmit terrorist, përgjegjësia nuk është tek NATO por shtetet anëtare.

Adrenalina dhe ekstremizmi

Pilotëve u mbetet shumë pak kohë për t’u nisur në rast alarmi. Më së shumti 15 minuta. Varësisht nga shkalla e gatishmërisë, madje edhe 10 minuta. Më së shumti brenda 30 minutash avionët e arrijnë secilën pikë të Gjermanisë. Por të gjitha alarmet e deritanishme janë dëshmuar si gabime të pilotëve. Disa prej tyre kanë humbur orientimin. Shpesh ka pasur probleme teknike dhe këta avionë janë përcjellë nga avionët e ushtrisë deri në ndonjë aeroport. Për të kaluar në mënyrë sa më të qetë, në vit ka rreth 1000 “Tango Scrambles” të simuluar.

EurofighterEurofighter

Gjendja juridike

Për shtimin e aksioneve e ka pasur përgjegjësinë së pari inspektori i komandës për siguri dhe mbrojtje ajrore. Por pas shtimit të aksioneve, përgjegjësia mbetet në Ministrinë e Mbrojtjes. Këto aksione janë të rregulluara në mënyrë strikte me ligjet. Por Gjykata Kushtetuese ka vendosur se nuk është në përputhje me aktin më të lartë juridi goditja e ndonjë avioni me udhëtarë civilë, në qoftë se vlerësohet se paraqet rrezik të madh. Kështu është nxjerrë nga fuqia një ligj përkatës nga viti 2006. Për bërjen publike të këtyre të dhënave duhet falënderuar deputetin e ekologjistëve Tobias Lindner, i cili ka kërkuar sqarimin e këtyre pohimeve.

Përgjigja e qeverisë

Në përgjigjen e qeverisë nga 18 janari jepen shpjegime për ndërhyrjet në ajër. Për mbrojtjen në raste të këtilla janë përgjegjës avionët Eurofighter. Ndërsa në Turqi janë avionët Tornado. Lindner megjithatë nuk është i kënaqur me përgjigjen. Ai thotë se problemet me Tornado janë të njohura që nga ndërhyrja në Kosovë dhe nuk janë zgjidhur deri tani./DW

Next Post

Janari, muaj zie në botën e artit, ja këngëtarët e aktorët që ndërruan jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! PD kërkon debat për programin e qeverisë, Balla: Ne ecim vetëm përpara!

Balla: GJKKO ndërhyri në kompetencat e Ramës! Vijojmë nismën tonë për ndarjen e pushteteve

February 19, 2026
VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

February 19, 2026
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

February 19, 2026
“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

February 19, 2026
SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

February 19, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjin Gjoni zbulon skenarët për 20 shkurtin

February 19, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In