• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania miraton rregulloren e re për hyrjet në vend, lehtësimet që përfiton Shqipëria dhe të dhënat që duhet të jepni në kufi

by
12/05/2021 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria gjermane ka miratuar sot një urdhëresë me rregulla për hyrjet në Gjermani gjatë pandemisë së Covid-19. Në bazë të rregullores së re, personat e vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhet të testohen më kur hyjnë në Gjermani. Ata nuk duhet të kalojnë më as në karantinë.

Përsa u përket personave që nuk janë vaksinuar ose që nuk e kanë kaluar Covid-19 dhe që vijnë nga një zonë rreziku, siç janë për shembull Shqipëria e Kosova, ata mund ta sigurojnë hyrjen në Gjermani duke u testuar, me kusht që testi të dalë me përfundim negativ. Për këtë ata mund të bëjnë një test antigjen, nga bërja e të cilit nuk duhet të kenë kaluar 48 orë kur hyjnë në Gjermani; ose edhe një test PCR, që të mos jetë bërë më herët se 72 orë nga hyrja në Gjermani.

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova përfitojnë nga lehtësimet e rregullores së re për udhëtimet hyrëse të miratuar sot nga qeveria gjermane, por në mënyra të ndryshme.

Lehtësimi më i madh për karantinën me rregulloren e re të hyrjes në Gjermani vjen për shtetet e klasifikuara si zona rreziku.

Autoriteti kryesor i shëndetësisë në Gjermani, Instituti Robert Koch e klasifikon aktualisht Shqipërinë në shtetet zona të rrezikut. Ky klasifikim ka hyrë në fuqi në datën 25 prill. Më parë Shqipëria klasifikohej në shtetet zona të rrezikut të lartë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga ana tjetër, vazhdojnë të jenë zona të rrezikut të lartë.

Për Shqipërinë, si zonë rreziku, karantina (e cila ende ekziston në parim për çdo person që hyn nga bota e jashtme në Gjermani), eleminohet apo përfundon para kohe kur paraqet dëshminë e testit negativ, ose se je shëruar nga Covid-19 ose ke një librezë vaksinimi se je vaksinuar me njërën nga vaksinat e licensuara në Bashkimin Evropian. Këto të dhëna duhet të përcillen gjatë regjistrimit të hyrjes në Gjermani.

Dallime midis zonave të rrezikut dhe zonave të rrezikut të lartë

Për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, si zona të rrezikut të lartë, karantina (e cila ende ekziston në parim për çdo person që hyn nga bota e jashtme në Gjermani) mund të përfundojë më e herta pesë ditë pas hyrjes në Gjermani, me anë të një testimi.

Kur hyn në Gjermani nga zona të rrezikut të lartë, si Kosova dhe Maqedonia e Veriut rregullorja e re parashikon se duhet të paraqesësh në hyrje edhe dëshminë e testit negativ ose se ke kaluar e je shëruar nga Covid-19, ose ke një librezë vaksinimi se je vaksinuar me njërën nga vaksinat e licensuara në Bashkimin Evropian.

Vaksinat e licensuara në BE janë BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Sidoqoftë e rëndësishme për shtetasit si të Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut është që këto shtete nuk klasifikohen nga Gjermania si zona të varianteve të virusit. Sepse për zonat e varianteve të virusit, karantina në hyrjen në Gjermani nuk mund të eleminohet apo të përfundojë para kohe me anë të një testimi as me rregulloren e re.

Edhe për familjet do të jetë më e lehtë të udhëtojnë. Në bazë të rregullores së re, të vaksinuar duhet të jenë prindërit, fëmijët nuk duhet të jenë të vaksinuar.

Qeveria federale gjermane miratoi më tej sot edhe një fond tjetër prej 300 milionë eurosh, për zhvillimin e medikamenteve kundër Covid-19./ DW

/b.h

Next Post
“Ja merita që i njoh Ramës”/ Shefi i Zyrës së OBSH: Ky është viti i atyre që janë në vijën e parë kundër pandemisë!

"Ja merita që i njoh Ramës"/ Shefi i Zyrës së OBSH: Ky është viti i atyre që janë në vijën e parë kundër pandemisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In