• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania miraton ligjin për largimin e emigrantëve, procedurat dhe dënimet

by Java News
24/02/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania ka miratuar ligjin e ri për dëbimin e azilkërkuesve, të cilët do të deportohen më shpejt nga ç’ishte parashikuar, ndërsa për një pjesë prej tyre do të ketë edhe dënime. Ky ishte vendimi i kabinetit të Berlinit. Në bazë të kësaj, arresti për të siguruar largimin mund të zgjatet në dhjetë ditë, për të penguar që azilkërkuesit e refuzuar t’u shpëtojnë dëbimit. Është parashikuar edhe një zgjerim i arrestit para dëbimit për të ashtuquajturit rrezikues, të cilët mendohet se mund të kryejnë atentate, ose vepra penale të tjera të rënda.

Sipas “DW”, në bazë të projektligjit do të jetë e mundur që të mbikëqyren përmes prangave elektronike në këmbë. “Ligji për zbatimin më të mirë të detyrimit për largim” parashikon veç kësaj që Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) të lejohet në të ardhmen të kontrollojë në raste të caktuara celularët e azilkërkuesve, për të sqaruar identitetin e tyre. Ai që jep të dhëna të gabuara për identitetin e tij, duhet të presë kufizime për lirinë e tij të lëvizjes. Riatdhesimet duhet të bëhen mundësisht që nga qendrat e para të pranimit të refugjatëve.

Një “Qendër për Mbështetjen e Kthimit (ZUR)” e Federatës dhe e Landeve do t’i lehtësojë kthimet e përbashkëta. Sipas të dhënave të BAMFit, në 31 dhjetor nga Gjermania duhet të largoheshin me detyrim 207.000 vetë. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere tha pas vendimit të kabinetit se përballë numrit të madh të kërkesave për azil që priten të refuzohen është e rëndësishme që të zbatohet detyrimi për largim. Kur personat që duhet të largohen me detyrim nuk kthehen vullnetarisht në atdheun e tyre, dëbimi duhet të mbetet “një mjet i mundur dhe i drejtë”, tha De Maiziere. Ai tha se politika ndaj refugjatëve e qeverisë gjermane ka dy anë: integrimin e personave në nevojë dhe në anën tjetër, nevojën që azilkërkuesit e refuzuar të detyrohen të largohen sërish nga vendi.

“Të dyja anët e kushtëzojnë njëra-tjetrën”, tha politikani i CDU-së. Kritikën për verifikimin e të dhënave të celularëve ministri e hodhi poshtë. “Është vetëm e drejtë dhe e lirë, që shteti të sigurohet nëse të dhënat e një azilkërkuesi për origjinën e tij janë të sakta”, tha ai. Federata dhe landet gjermane ranë dakord që në 9 shkurt në një takim në Zyrën Kancelare për masat në fjalë. Që ligji kaloi në kabinet vetëm 14 ditë më vonë, për mendimin e De Maiziere është “një shenjë e qëndrimit të bashkuar” të qeverisë federale dhe e koalicionit. Projektligji duhet të miratohet edhe nga Bundestagu gjerman.

ma.me

Next Post
Antikanabis/ Policia aksion me Guardia di Finanzzia në Tepelenë, asgjësohen 14 mijë bimë

Operacion dyditor i policisë, 3100 efektivë në terren kundër drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com