• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania merr drejtimin e KS të OKB

by Java News
01/04/2019 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarë do të thotë “drejtimi i dyfishtë”

Gjermania dhe Franca do ta drejtojnë së bashku Këshillin e Sigurimit të OKB. Ato të dyja janë tani anëtare të KS – Franca si anëtare e përhershme dhe Gjermania si anëtare për dy vite –  2019 dhe 2020. Franca ka drejtuar KS në mars, ndërsa në prill do ta drejtojë Gjermania. “Drejtimi i dyfishtë” është shenjë e miqësisë në politikën e jashtme. Francezët flasin për herë të parë për “partneritet” dhe të dy vendet duan që së bashku të drejtojnë KS. Berlini dhe Parisi kanë rënë dakord për bashkëpunim të ngushtë edhe në këtë organizëm me Marrëveshjen e Ahenit.

Axhenda e Francës dhe Gjermanisë

Fokusi i veprimit të Francës dhe Gjermanisë do të jetë evitimi i krizës në Afrikë. Ato do të mbështesin misionin në Mali dhe po punojnë për vendosjen e sigurisë në Burkina Faso. Gjermania dhe Franca synojnë përmirësimin e punës së organizatave humanitare në mbarë botën. Përgjegjësinë për zhvillimet në prill do ta ketë ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Deutsch-französischer Doppel-Vorsitz im UN-Sicherheitsrat (picture-alliance/dpa/J. Schmitt-Tegge)

Një prioritet tjetër do të jetë veprimi kundër tregtisë me armë të vogla në Ballkan. Një bashkëpunim më i mirë në këtë fushë mes shërbimeve të sigurisë në këto vende duhet të jetë shembull për bashkëpunim edhe në fusha të tjera në këtë rajon. Gjermania dhe Franca janë të interesuar për angazhimin më të fuqishëm të femrave në politikë dhe evitimin e keqpërdorimit seksual në zonat e konflikteve. Një temë tjetër e rëndësishme për këto vende është edhe armatimi. Gjermania do të kryesojë në prill konferencën e KS të OKB kundër përhapjes së armëve bërthamore.

Prioritetet e deritanishme të Gjermanisë

Gjermania angazhohet prej fillimit për një bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar. Gjermania dhe Franca duan së bashku t’u kundërvihen nacionalizmit në rritje të presidentit amerikan Donald Trump. Drejtimi i përbashkët është një shenjë në këtë drejtim, ku Gjermania ka një bashkëpunim të ngushtë edhe me Britaninë e Madhe, Poloninë dhe Belgjikën.

Vendet e BE angazhohen për respektimin e denjë të marrëveshjeve ndërkombëtare, siç janë marrëveshja për klimën dhe marrëveshja për kontrollimin e armëve bërthamore. Gjermania dhe Franca insistojnë në respektimin e këtyre marrëveshjeve në OKB. Ambasadori gjerman në OKB ka kundërshtuar së fundmi vendimin e SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Dobësia e OKB në rajonet e krizave

KS i OKB është shumë i përçarë kohët e fundit. Me vite të tëra nuk ka ndonjë marrëveshje për Sirinë, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha dhe interesave të ndryshme të SHBA dhe Rusisë. Moska dhe Uashingtoni kanë pikëpamje të ndryshme edhe ndaj Venezuelës. Rusia dhe Kina kanë qenë kundër propozimeve të fundit amerikane, ndonëse ato janë mbështetur nga evropianët. KS nuk është unik për këto çështje.

Mali Gao - Bundesehrsoldaten in Mali (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Gjermania pretendon të ketë një vend të përhershëm në KS

Prej ribashkimit të Gjermanisë është paraqitur ideja që ky vend të ketë një vend të përhershëm në KS të OKB. Me Marrëveshjen e Ahenit Gjermania dhe Franca kanë paraqitur së fundi idetë për reformën e KS, që nënkupton edhe një vend të përhershëm të Gjermanisë në KS. Argumentet e Gjermanisë janë: Paguesi i katërt më i madh në botë për nevojat e OKB, kontributi i madh në misionet ndërkombëtare, angazhimi i fuqishëm për ruajtjen e të drejtave të njeriut, klimës, kundër armatimit…

Për reformën e KS të OKB angazhohen edhe vende të tjera, si Brazili, Japonia dhe India, të cilat po ashtu kërkojnë një vend të përhershëm në KS. Ndaj Gjermania duhet të shfrytëzojë këtë rast për promovimin e vlerave për të cilat angazhohet. DW

 

/a.meta

Next Post
Bie në Evropë numri i të interesuarve për gjuhën gjermane

Bie në Evropë numri i të interesuarve për gjuhën gjermane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

November 12, 2026
Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

November 12, 2026
Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Jo Rama, as Berisha por maskat!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In