• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjermania kthen 195 azilkërkues: Avionin ta paguajnë vetë!

by Java News
11/08/2015 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada gjermane në Tiranë njoftoi sot se gjatë kësaj jave, të mërkurën dhe të enjten, do të mbërrijnë në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas dy aviona charter me 195 azilkërkues shqiptarë.

Sipas njoftimit për shtyp të ambasadës gjermane, gjithçka është në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë.

Të mërkurën, më 12 gusht në ora 15.50, mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kasseli (Hessen) një avion charter me 70 shqiptarë të dëbuar, ndërsa të enjten, më 13 gusht mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” një tjetër avion charter me 125 persona, të cilët do të kthehen vullnetarisht.

“Në Gjermani nuk ka azil ekonomik. Ndërkohë aplikimet për azil nga Shqipëria do të përpunohen më shpejt. Shpenzimet për kthimin në atdhe duhet t’i paguajnë azilkërkuesit. Ato janë më të mëdha se ndihma që marrin azilkërkuesit në Gjermani”, thuhet në njoftim.

Bashkë me njoftimin për shtyp, ambasada gjermane dërgon dhe një email që ka marrë më 6 gusht nga një familje shqiptare, që kishte kërkuar azil në Gjermani, në të cilën shkruhet: “Përshëndetje, ne jemi një familje shqiptare. Para disa ditësh mbërritëm në Gjermani dhe aplikuam për azil në Mynih (München). Tre ditë më pas u transferuam në Eisenberg. Këtu po shohim se gjërat nuk janë ashtu si na thonin të tjerët kur ishim në Shqipëri. Duam të kthehemi përsëri në vendin tonë pasi kemi dy fëmijë të mitur dhe një grua të moshuar, të cilët qajnë gjithë ditën. Administrata e azilit këtu na thotë se duhet të presim katër javë dhe duhet të paguajmë vetë biletat e kthimit. Por ne i kemi shpenzuar të gjitha paratë për të ardhur këtu dhe ndërkohë nuk kemi marrë para ndihmë. Ajo çka duam është vetëm të kthehemi në Shqipëri. Ju lutem na ndihmoni!”.

Next Post

Messi ofron 4.5 milionë euro për fëmijët në nevojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diplomacia ekonomike/ Ministri Hoxha fton biznesmenët grekë të zgjerojnë aktivitetin në Shqipëri

Diplomacia ekonomike/ Ministri Hoxha fton biznesmenët grekë të zgjerojnë aktivitetin në Shqipëri

April 23, 2026
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit: Gati të rifillojmë luftën me Iranin

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit: Gati të rifillojmë luftën me Iranin

April 23, 2026
“The Telegraph”: Kriza brenda qeverisë britanike, Starmer nën presion për çështjen Peter Mandelson

“The Telegraph”: Kriza brenda qeverisë britanike, Starmer nën presion për çështjen Peter Mandelson

April 23, 2026
Aksident në tunelin e Llogarasë, plagoset shoferi! Bllokohet qarkullimi rrugor

Aksident në tunelin e Llogarasë, plagoset shoferi! Bllokohet qarkullimi rrugor

April 23, 2026
Amaneti i fundit i Rexhep Qoses, çfarë shkruhej në letrën që i la nipit

Amaneti i fundit i Rexhep Qoses, çfarë shkruhej në letrën që i la nipit

April 23, 2026
DASH shtrëngon masat ndaj vizave / Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftim të rëndësishëm: Kush punon kundër nesh, do ta pësojë!

DASH shtrëngon masat ndaj vizave / Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftim të rëndësishëm: Kush punon kundër nesh, do ta pësojë!

April 23, 2026
“Misa a Buenos Aires”, këtë të premte në TKOB, si fillimi i një triologjie

“Misa a Buenos Aires”, këtë të premte në TKOB, si fillimi i një triologjie

April 23, 2026
Shtrenjtimi i naftës, Braçe: Kemi çmimin neto më të lartë në rajon, të rikthehet konkurrenca në treg

Shtrenjtimi i naftës, Braçe: Kemi çmimin neto më të lartë në rajon, të rikthehet konkurrenca në treg

April 23, 2026
“Qendroni larg Rusisë”/ Paralajmërimi i fortë amerikan për Serbinë

“Qendroni larg Rusisë”/ Paralajmërimi i fortë amerikan për Serbinë

April 23, 2026
“Travel and Tour World”: Plazhe magjike dhe aventura pa fund. Shqipëria, destinacioni i vitit 2026

“Travel and Tour World”: Plazhe magjike dhe aventura pa fund. Shqipëria, destinacioni i vitit 2026

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In