• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Gjermania kontrollohet nga Rusia’, Merkel i përgjigjet Trumpit: Vendosim vetë për çdo gjë!

by Java News
11/07/2018 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të SHBA Dobald Trump i cili tha se “Gjermania është plotësisht e kontrolluar nga Rusia”.

Duke iu përgjigjur presidentit amerikan, Merkel tha se Gjermania bën “politikë të pavarur” dhe merr “vendime të pavarura”.

“Unë vetë e kam përjetuar kohën kur një pjesë e Gjermanisë ka qenë e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik”, tha Merkel, e cila është rritur në Gjermaninë Lindore komuniste.

“Jam shumë e lumtur që sot jemi të bashkuar në Republikën Federale të Gjermanisë dhe mund të bëjmë politikë të pavarur dhe të marrim vendime të pavarura”, tha Merkel teksa arriti në samitin e NATO-s në Bruksel.

Ajo po ashtu mbrojti kontributin e Gjermanisë në NATO, i cili është cilësuar si i pamjaftueshëm nga Trump.

“Gjermania bën shumë për NATO-n”, tha Merkel.

“Gjermania është ofruesi i dytë më i madh i trupave; pjesa më e madhe e kapaciteteve tona ushtarake i ofrohet NATO-s dhe po ashtu kemi një angazhim të fuqishëm në Afganistan. Një gjë e tillë mbron edhe interesat e Shteteve të Bashkuara”, tha Merkel. Ajo do të takojë Trumpin pasditen e së mërkurës, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

a.ç

Next Post
Ëndrra europiane, Luftëtari do të përballet të enjten me Ventspils

Ëndrra europiane, Luftëtari do të përballet të enjten me Ventspils

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In