• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania kërkon specialistë nga Ballkani, gjuha nuk është kusht

by A R
08/12/2016 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që në pamjen e parë duket si call center është qendra virtuale e mirëseradhjes e Agjencisë Federale për Ndërmjetësim dhe Punësim (ZAV) në Bonn. Punonjësit ofrojnë këshillime për vende pune në anglisht dhe gjermanisht, por edhe në rumanisht, shqip apo në gjuhë të tjera. “Unë jam serbe, jam infermiere e diplomuar. Di gjermanisht por nuk kam dëshmi për këtë.” Apo “Unë jam marokan dhe dua të punoj si shofer kamioni në Gjermani. A njihet patenta ime dhe përvoja?” Këtë vit punonjësit e kësaj qendre kanë marrë rreth 175.000 telefonata të tilla dhe të ngjashme nga njerëz që kërkojnë punë në Gjermani. Këtyre u shtohen edhe 32.200 kërkesa me e-mail dhe 4.000 me mesazhe në chat.

Gjermani kërkon specialistë brenda BE-së dhe jashtë saj. Ndër rajonet e preferuara është Ballkani Perëndimor, Afrika e Veriut dhe vende si Meksika. Nevojë ka për inxhinierë, por edhe ekspertë kompjuterash, sqaron Carsten Klein, drejtor i ZAV-it. Po ashtu ka nevojë për infermirë dhe profesione të tjera mjekësore, por edhe për profesione që kërkohen në zona të caktuara si speditor apo shofer kamionësh.

Në sektorin e IT-së nuk është vendimtare gjermanishtja

Krahas aftësive profesionale kërkohen edhe njohuri të gjermanishtes. Por niveli i njohurive varet nga profesioni. Për sektorin e IT-së është vendimtar niveli i anglishtes, por në fushën e infermierisë dhe të hotelerisë niveli i gjermanishtes, sepse aty ke të bësh direkt me klientë.

ZAV punon intensivisht me partnerë në vende të ndryshme dhe për momentin po punon me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë së fundi ishin në Bonn punonjës së zyrave të punës nga vende të ndryshme të Ballkanit për të mësuar për procedurën e ndërmjetësimit të vendeve të punës.

David Perčubić, zëvendësdrejtor i Agjencisë së Punësimit në Malin e Zi thotë se për të papunët në vendit e tij ofrohen kurse përgatitore për gjuhën dhe tregun e punës në Gjermani. Ato si rregull zgjasin dy deri në tre vjet dhe kandidatët duhet të kenë nivel gjermanishteje A1 ose A2.

A nxit Gjermania rrjedhjen e trurit?

Carsten Klein reagon me mohim ndaj pyetjes nëse Gjermania nxit në këtë mënyrë rrjedhjen e trurit nga këto vende. “Ne dhe vendet e tjera të Evropës nuk parapëlqejmë vetëm rrugën njëdrejtimshe, por u ofrojmë atyre që duan të punojnë në Gjermani mundësi të mëtejshme kualifikimi në mënyrë që ata të kthehen me këto njohuri në tregun e punës të vendeve nga vijnë.”

Perčubić thotë se sipas perspektivës malazeze projektet për punësim në Gjermani ndikojnë për luftimin e papunësisë në Malin e Zi dhe se vendi i tij synon të legalizojë emigrimin për arsye pune.

Me sa duket ndërmjetësimi i specialistëve nga bota e jashtme duket se është në interes të të dyja palëve. Dhe numri i kërkesave pranë ZAV-it po shtohet. Këshilluesit e ZAV-it sqaqojnë jo vetëm për procedurën e aplikimit dhe mundësitë e vendeve të punës, por edhe për rrogat, qiratë e banesave, sigurimet shëndetsore etj. Sepse premtimi i sloganit “Make it in Germany!” mund të jetë i sukseshëm vetëm në rast se informacionet jepen që në fillim realiste dhe jo vetëm për shancet por edhe për vështirësitë./DW/a.m.

Next Post
“Poshtë jastëkut”… ku i ruan paratë e kursyera gjysma e popullsisë shqiptare

"Poshtë jastëkut"... ku i ruan paratë e kursyera gjysma e popullsisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

March 2, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët

March 2, 2026
Deklaratat e Ramës për kontrollin e territorit, Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Molotovët në Vilën 31, Bardhi si Berisha: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez

March 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

March 2, 2026
Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

March 2, 2026
Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

March 2, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

March 2, 2026
Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

March 2, 2026
Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In