• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania kërkon punëtorë nga Shqipëria, lehtësira për vizat e diplomat

by Java News
01/07/2018 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë Spahn dhe kolegët e tij kritikojnë procedurën e stërzgjatur për viza pune në Kosovë dhe Shqipëri. Ata paralajmërojnë ndryshime.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn do të kërkojë ndihmë në Evropën Juglindore për zgjidhjen e problemit me mungesën e personelit në shëndetësi. Në veçanti në Kosovë dhe Shqipëri ka një potencial shumë të lartë të fuqisë së re punëtore, deklaroi ai për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

“Përgatitja e personelit atje është shpesh më e mirë se sa mendojmë ne“, tha Spahn.

“Por ka shumë probleme të mëdha me dhënien e vizave“. Politikani i CDU-së thotë: “Ajo që nuk mund të kuptoj fare është se këta persona të përgatitur dhe të shkolluar duhet të presin shpesh deri në dhjetë muaj për një vizë për Gjermani. Këto procedura duhet të përshpejtohen” Edhe njohja e diplomave zgjatë tepër gjatë, mendon ministri

“Duhet të kërkojmë edhe jashtë vendit”

Spahn pohon se Gjermania ka nevojë për rreth 50.000 persona që punojnë në shëndetësi dhe sektorin e përkujdesjes për të moshuarit. “Duhet të kërkojmë ndihmë në vendet jashtë Gjermanisë.” Në Gjermani nuk ka më gati asnjë spital apo institucion për përkudjesjen që të mos ketë fuqi punëtore nga vendet tjera.

Ministri i Punës Hubertus Heil (SPD) planifikon të fusë të drejtën që të huajtë të marrin vizë për gjashtë muaj me qëllim që të kërkojnë punë në Gjermani. “Të huajt që duan të punojnë në sektorin e përkujdesjes do të duhej të marrin vizë për gjashtë muaj dhe të vijnë në Gjermani. Kushti: ata nuk mund të marrin asnjë cent nga sistemet sociale, e nëse as pas gjashtë muajve nuk kanë gjetur ndonjë vend pune, atëherë duhet të kthehen në vendin e tyre“, tha Heil për të njëjtën gazetë. Me rëndësi është që Gjermania më në fund të nxjerrë një ligj të mirë për ardhjen e organizuar të migrantëve.

“Aksionet e koncentruara”

Spahn ka bërë të ditur para disa ditësh se ai, ministri Heil dhe ministrja e Familjes Franziska Giffey (SPD) do të nisin një “Aksion të koncentruar për përkujdesjen”. Partitë e Unionit dhe socialdemokratët kanë rënë dakord në programin e tyre qeverisës që të përmirësojnë kushtet për përgatitjen profesionale, informimin dhe përmirësimin e kushteve të punës në këtë sektor. Heil ka bërë të ditur se rrogat për personat që punojnë në fushën e kujdesit për të moshuarit të rriten dukshëm deri në mes të vitit të ardhshëm. Të tre ministrat kanë dhënë së bashku intervistë për gazetën “Bild am Sonntag”./DW

a.ç

Next Post
FOTOT/ Rrjeti tallet keq me Ronaldon dhe Messin

FOTOT/ Rrjeti tallet keq me Ronaldon dhe Messin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In