• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania kërkon “Oscar” me filmin për neonazistët

by Java News
29/08/2017 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Filmi “In the Fade” është përzgjedhur ta përfaqësojë Gjermaninë në ceremoninë prestigjioze të filmit “Oscars”, duke garuar në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj, shkruan DË, transmeton “Koha Ditore”.Lajmin e ka bërë publik Organizata për distribuim të filmave jashtë vendit “German Films”.

Filmi i realizuar nën regji të Fatih Akin nuk do të mundë të vinte në një kohë më të përshtatshme sesa tani. Ngjarja e filmit shtjellon historinë e një gruaje gjermane, që portretizohet nga aktorja Diane Kruger, e cila ka humbur burrin kurd dhe djalin pesëvjeçar në një sulm me bombë të neonazistëve.Kruger, një yll i njohur hollywoodian, që ka shtetësi edhe gjermane edhe amerikane, e kishte fituar “Palmën e Artë” në Festivalin e Filmit në Cannes për performancën në këtë film. Derisa industria filmike gjermane e ka zgjedhur filmin “In the Fade” si propozim, ky film duhet të marrë vota të mjaftueshme për t’u nominuar nga Akademia, në mënyrë që të vazhdojë garën për “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.

Ndarja e çmimeve do të bëhet me 4 mars të vitit 2018. Lista e ngushtë me pesë të nominuarit për këtë kategori do të bëhet publike më 23 janar. Duke lënë anash bashkëprodhimet, Gjermania deri më tani ka marrë vetëm tri çmime “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj, dhe të gjithë filmat e vlerësuar në ceremoninë prestigjioze fokusohen në aspekte kritike mbi historinë e Gjermanisë. Në përgjithësi, edhe 19 filma të tjerë gjermanë kanë qenë të nominuar për këtë kategori nga Akademia. Fituesi më i fundit i Gjermanisë ka qenë drama për “Stasin” në Gjermaninë Lindore, e titulluar “The Lives of Others”, që mori çmimin “Oscar” më 2007.

Filmi “The Tin Drum”, bazuar në romanin klasik të kohës së luftës, të shkruar nga Günter Grass, kishte fituar në vitin 1980, ndërsa “Noëhere in Africa”, që fokusohet mbi jetën e një familjeje gjermane hebraike në Kenya, që kishte ikur nga nazistët, e kishte fituar çmimin prestigjioz në vitin 2003.

Regjisori i filmit “In the Fade”, Fatih Akin është i njohur për gjurmimin që iu bën temave të rënda sociale, shpeshherë duke përfshirë edhe tema mbi integrimin dhe diskriminimin. Drama e tij e vitit 2007, “The Edge of Heaven”, një bashkëprodhim turko-gjerman, flet për një pensionist turk në Gjermani, i cili përfshihet në një lidhje të komplikuar dashurie me një prostitutë. Edhe ky film ka qenë konkurrues për “Oscar”, por nuk ia ka dalë të dominohet. Sidoqoftë, filmi ishte shpërblyer me çmimin për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Cannes.

Në muajin qershor, Akin ishte njëri nga 774 profesionistët e filmit që u ftuan t’i bashkohen akademisë prestigjioze “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, gjë që ia mundëson atij të ketë të drejtë vote për fituesit e çmimit ‘Oscar”. Kjo Akademi ka më tepër sesa 6 mijë e 200 anëtarë me të drejtë vote.

Vitin e kaluar, Gjermania e kishte propozuar për “Oscars” komedinë “Toni Erdmann”, që ishte përzgjedhur duke mposhtur konkurrentët e tjerë që ishin marrë parasysh, përfshirë edhe satirën për Hitlerin me titull “Look Who’s Back”, dramën për krimet naziste me titull “The People vs.Fritz Bauer” dhe filmin e fundit të realizuar për ditarin e Anne Frank, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Festa e çmendur e Xhensilës, striptisti ‘tërbon’ vajzat…

VIDEO/ Festa e çmendur e Xhensilës, striptisti 'tërbon' vajzat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

April 27, 2026
Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

April 27, 2026
Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

April 27, 2026
Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik

“Dumani dhe Dado mashtrojnë pa pikën e turpit”, Yzeiri: Gjyqet duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme

April 27, 2026
“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

April 27, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pamja e Ilir Metës si simbol ndëshkimi: kur arresti me burg perceptohet si dënim, jo hetim

April 27, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

April 27, 2026
Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

April 27, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Krimi do përballje, jo tërheqje

April 27, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Meta po gjykohet në kafaz, shpërthen avokati: Institucionet e drejtësisë së re, terroriste!

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In