• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Kosova kusht mbi të gjitha kushtet për Serbinë në BE”

by
29/05/2015 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm, deklaroi se Gjermania dëshiron që sa më parë të hapen kapitujt negociues për Serbinë dhe se duhet të zgjidhet çështja e Kosovës.

Nga perspektiva gjermane parakusht për hapjen e kapitujve është hapja e kapitullit 35, që ka të bëjë me çështjen e Kosovës, ndërsa për hapjen e këtij kapitulli parakusht është vënia e plotë në jetë e Marrëveshjes së Brukselit, citon Koha.net deklaratën e ambasadorit gjerman Heinz Wilhelm, TV Pinkut i Serbisë.

Ai ka shtuar se këtu ende mungon themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe në këtë drejtim po vazhdojnë bisedimet.

“Sa i përket procesit negociues të Serbisë, problem i veçantë është se çështja e Kosovës po ashtu duhet të zgjidhet”, është shprehur ambasadori.

I pyetur rreth formulimit “Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”, ai ka sqaruar se “normalizimi i marrëdhënieve s’do të thotë njohja, por vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore”. /ATA/

Next Post

Bojaxhi flet për menaxhimin e bashkisë: Do ulim shpenzimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com