Prokuroria Shtetërore e Gjermanisë ka nisur një hetim kundër njërit nga themeluesit dhe drejtuesit e rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg i cili akuzohet se “me vetëdije ka ndihmuar në agjitacionin e opinionit”, raporton AA.
Zuckernerg akuzohet se me vetëdije ka ndihmuar në nxitjen publike të dhunës dhe urrejtjes duke injoruar realitetin se përdoruesit e rrjetit Facebook publikojnë thirrjet për vrasje, kërcënojnë me dhunë, mohojnë gjenocidin mbi hebrenjtë si dhe mesazhe të tjera që janë në kundërshtim me normat dhe liritë ndërkombëtare, përgatiti Koha. (b.an)