• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Droga në magazinën e nipit, Zef Brozi: Të paktën nuk mohoj lidhjet e gjakut si pushtetarët e djeshëm!

by A R
05/11/2016 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zef Brozi reagoi pas akuzave të opozitës në lidhje me aksionin antidrogë në Rrëshen ku u sekuestruan 4.3 ton kanabis në magazinën e nipit të tij. Brozi thotë se organet e shtetit duhet të hetojnë dhe se niupi i tij duhet të vihet në dispozicion për të zbardhur gjithë aktivitetin e paligjshëm. Në përgjigje të akuzave, ai ironizon me ish-kryeministrin Berisha teksa thotë se “ndryshe nga pushtetarët e djeshëm nuk mohon lidhjet e gjakut”.

Nga Zef Brozi

Këto ditë kam mësuar se në Rrëshen policia ka zbuluar një aktivitet kriminal droge dhe janë ndaluar disa persona. Kam mësuar gjithashtu se nipi im kishte disa muaj që e kishte dhënë me qera ish­-depon ku ka pasur mobileri nëse pse e ka zhvendosur mobilierinë e tij në rreth tjetër.

Biznesi që ka marrë me qera këtë objekt e paska përdorur edhe për grumbullimin e tharjen e kanabisit. Në respekt të opinion publik dhe të çdo qytetari shqiptar, unë Zef Brozi e ndjej një detyrim moral të shfaq opinionin dhe qëndrimin tim për këtë rast.

Së pari, dua të deklaroj se si gjithmonë, unë mbështes fuqimisht dhe përgëzoj punën e madhe e të admirueshme të Qeverisë Rama, të ministrit Tahiri, të policisë dhe të çdo institucioni tjetër të angazhuar në betejën e vështirë kundër krimit e drogës në gjithë Shqipërinë, pra edhe në Mirditë. U bëj apel të gjithë politikanëve e qytetarëve të Shqipërisë që ta përkrahin edhe në këtë betejë të gjatë e të vështirë Qeverinë, policinë dhe institucionet e tjera si në parandalimin, ashtu edhe në zbulimin e ndëshkimin e aktiviteteve kriminale lidhur me drogën. I kërkoj nipit tim që të ndihmojë pa asnjë vonesë organet kompetente për zbulimin e së vërtetës.

Së dyti, e inkurajoj dhe mbështes fuqimisht policinë dhe prokurorinë që të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e këtij aktiviteti kriminal duke u bazuar në provat dhe ligjet, pa u ndikuar nga faktorë të tjerë dhe pa u penguar e ndikuar nga askush, cilitdo qofshin ata.

Së treti, unë nuk jam nga ata që mohojnë lidhjet e gjakut e miqësisë kur ka situate jo të pëlqyeshme a kriminale, sikurse ka vepruar a vepron ndonjë politikan e ish-­pushtetar në Shqipëri. Unë falenderoj Zotin që më ka bërë me shumë nipër, mbesa, stërnipër, stërmbesa e të afërm e miq të cilët i dua dhe me duan shumë dhe pres me mall t’i takoj.

Pra edhe nipin tim në fjalë e kam dashur dhe e dua shume edhe se e kam nip, por edhe se është duarartë në prodhimet e mobilierisë.  Por kjo dashuri nuk më pengon aspak ta qortoj dhe dënoj aktin e tij pa asnjë mëdyshje nëse ai rezulton fajtor . Nëse ai është fajtor, ai e meriton plotësisht dënimin sipas ligjit e provave. Natyrisht që unë do ndjehem edhe I zhgënjyer prej tij, por dashuria e dajës për nipin nuk merr fund. Askush nuk është I pagabueshëm dhe i pakorrigjueshëm.

Te gjithë ne si prindër, si të afërm, si miq, dhe si qytetarë le të bëjmë gjithçka mundemi për t’i shpëtuar njerëzit nga përdorimi a tregtimi I drogës që po rrezikon rëndë shëndetin, jetën, lirinë dhe mirëqenien në gjithë botën, pra edhe në vendin tone të dashur.

Së katërti, unë kam me shume se 21 vite që jam thjesht qytetar pa asnjë post shtetëror e politik në Shqipëri dhe që nga 12 Nëntori 1995 unë jam imigrant politik në Amerikë. Unë dua të besoj se askush nuk pret që unë nga mijëra kilometra larg të kontrolloj a përgjigjem për veprat e të tjerëve në Shqipëri, qoftë ai edhe nipi im. Në një shtet ligjor cdo person madhor përgjigjet vetë për atë që bën.

Shqiptarët e njohin atë që ka 25 vjet që e ka përdorur dhe e po përdor postin e tij shtetëror e politik për të marrë në mbrojtje dhe shpëtuar nga dënimi veten dhe pjesëtarë e të afërm të familjes së tij. Atij që po mundohet ta përdorë rastin e Rrëshenit për motive të mbrapshta politike dhe ka mbushur faqet e tij në facebook edhe me një foto ku unë kam dalë me nipin tim dhe me mikun tim aq të dashur, i bëj apel të ndihmojë drejtësinë dhe Shqipërinë jo vetëm duke denoncuar sipas ligjit dyshimet dhe faktet për krimet dhe veprat e të tjerëve, por të mos i shmanget edhe më tej përgjegjësisë së tij për krimet monstruoze që ka kryer si President, si Kryeminister dhe si opozitar.

Pra të provojë se nuk ka frikë për t’u ballafaquar me drejtësinë, e cila shpresojmë të mos vonojë edhe për atë dhe askënd tjetër.

Së pesti, uroj që reforma në drejtësi të arrijë të bëjë realitet parimin e madhtështetit të së drejtës që të gjithë pa asnjë dallim, pra pushtetarë, politikanë dhe të afërmit e tyre, qytetar të pasur a të varfër, të përgjigjen njësoj para ligjit për veprimet dhe aktet e tyre.

Duke përgëzuar deputetët që votuan ligjet e reformës në drejtësi, i bëj apel opozitës dhe gjyqësorit që të mos e pengojnë e sabotojnë zbatimin jetik të kësaj reforme dhe realizimin praktik të barazisë së të gjithëve para ligjit.  Kur kjo barazi në përgjegjësinë para drejtësisë të arrihet, atëherë edhe fjalët djali a vajza e filanit, nipi i filanit, a çdo lidhje tjetër nuk do të mund të përdoren as si mburojë mosndëshkimi, as si mjete përbaltimi. Dhe atëherë Shqipëria jonë e dashur do të ketë bërë një hap të madh progresi e dinjiteti. Secili nga ne shqiptarët kudo që jemi mund dhe duhet të kontribuojmë me aq sa mundemi për ta afruar atë ditë shprese.

Njerëz të mire të Shqipërisë sonë të dashur ju dua prandaj po ju lutem të më dëgjoni: Puna e ndershme dhe jo droga ju bën të lumtur, edhe në se nuk ju bën të pasur!/Tema/a.m.

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kronikë e paralajmëruar”- Vangjeli: Elisa është shembulli që Rama po kërkon të bëjë para zgjedhjeve!

“Kronikë e paralajmëruar”- Vangjeli: Elisa është shembulli që Rama po kërkon të bëjë para zgjedhjeve!

November 24, 2026
Sulmi kibernetik i Iranit më 2022, prej aktivitetit të muxhahedinëve në Manzë? Nufi: Nga kontrollet rezultoi se…

Sulmi kibernetik i Iranit më 2022, prej aktivitetit të muxhahedinëve në Manzë? Nufi: Nga kontrollet rezultoi se…

November 24, 2026
Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi!

Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi!

November 24, 2026
Ish-gjenerali rus paralajmëron: Putinin e pret një fund i pashmangshëm, Rusia mund të shpërbëhet!

Ish-gjenerali rus paralajmëron: Putinin e pret një fund i pashmangshëm, Rusia mund të shpërbëhet!

November 24, 2026
Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

EMRAT/ Abuzimi me 13-vjeçaren u bë nga disa persona të ndryshëm! Ja kush është 49-vjeçari nga Fieri, një prej të arrestuarve (FOTO)

November 24, 2026
“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

November 24, 2026
“KPD-ja e vitit 2001 çau Partinë Socialiste”- Klosi për situatën politike: Për të mos shkuar tek ai skenar, morëm vendimin e përjashtimit!

“KPD-ja e vitit 2001 çau Partinë Socialiste”- Klosi për situatën politike: Për të mos shkuar tek ai skenar, morëm vendimin e përjashtimit!

November 24, 2026
Sulmet nga jashtë, eksperti: Ministria jonë e Mbrojtjes dhe e Malit të Zi kanë kërkuar asistencë nga NATO për luftën hibride!

Sulmet nga jashtë, eksperti: Ministria jonë e Mbrojtjes dhe e Malit të Zi kanë kërkuar asistencë nga NATO për luftën hibride!

November 24, 2026
“Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

“Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

November 24, 2026
“Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron spekulimet mediatike, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit!

“Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron spekulimet mediatike, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In