• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania, e shqetësuar për Donald Trump

by Java News
06/03/2016 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Donald Trumpin nuk janë të shqetësuar vetëm republikanët, apo amerikanët. Të frikësuar për të janë edhe gjermanët, e ndoshta edhe më larg sesa kaq.

Të paktën kështu lë të kuptohet zv.kancelari gjerman, Sigmar Gabriel, i cili e ka kritikuar kandidatin republikan, duke e quajtur atë një populist të së djathtës, pikëpamjet politike të të cilit përbëjnë kërcënim për paqen dhe prosperitetin.

Komentet e Gabriel, ministër Ekonomie dhe udhëheqës i socialdemokratëve gjermanë, janë shenja më e qartë se politikanët qeverisës në Europë po shqetësohen gjithnjë e më shumë nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të paktën deri më tani.

“Kushdo prej këtyre, Donald Trump, Marine le Pen apo Geert Wilders, si populistë të së djathtës nuk përbëjnë vetëm kërcënim ndaj paqes dhe kohezionit social, por edhe ndaj zhvillimit ekonomik”, tha Gabriel për gazetën “Welt am Sonntag”, në intervistën e publikuar këtë të dielë.

Gabriel shton se Trump dhe francezja Le Pen po u premtojnë votuesve “një kthim mbrapsht në një botë përrallore”, në të cilën aktiviteti ekonomik kryhej vetëm brenda kufijve kombëtarë, gjë që në fakt, historia ka treguar se ekonomitë e izoluara nuk kanë mundësi për t’u zhvilluar.

“Ne duhet të përpiqemi t’u shpjegojmë, sesi ne dëshirojmë t’i japim formë globalizimit në një mënyrë sa më të drejtë”, deklaron Gabriel.

Politikanët në Gjermani dhe kudo tjetër në Europë e konsiderojmë manjatin e pasurive të patundshme tashmë si një pretendent për nominimin e republikanëve përpara zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit, nga një goditje që shumëkush mund ta kishte konsideruar si qesharake në fillim kur shpalli kandidaturën.

Trump, nga ana e tij, e ka përshkruar politikën e “dyerve të hapura” ndaj refugjatëve të Kancelares gjermane, Angela Merkel, si “të papërgjegjshme” dhe parashikon që nga një vendim i tillë do të shkaktohen trazira në Gjermani. Ai ka lavdëruar gjithashtu Presidentin rus, Vladimir Putin, i cili është në kontradikta të hapura me Europën, që pas aneksimit prej Moskës të gadishullit të Krimesë nga Ukraina, dy vite më parë.

TCH

Next Post

Shëndeti, një çështje numrash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

March 7, 2026
7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

March 7, 2026
I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

March 7, 2026
Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

March 7, 2026
Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In