• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania: Duhet përgatitje më e mirë në rast të netëve pa drita

by A R
17/10/2022 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Blackout-i” është një skenar realist”. Duhet informim dhe përgatitje më e mirë e popullsisë për pasojat e krizës dhe mundësisë së sabotimeve, kërkon shoqata e qyteteve gjermane.

Një informim më të mirë për pasojat e mundshme të ngushticave të furnizimit me energji dhe sabotimit kërkon shoqata e qyteteve gjermane, “Deutsche Städtetag”. “Blackout-i – ndërprerja e energjisë- është një skenar realist”, paralajmëroi kreu i shoqatës, Helmut Dedy në gazetën gjermane “Süddeutschen Zeitung”.

Duhet të përgatitemi se mund të krijohen njëkohshëm situata të ndryshme krize. “Një furnizim funksionues në rast emergjence me ujë dhe ngrohje është i mundur vetëm për 72 orë.” Kësaj i shtohet që njerëzit në Gjermani “deri tani janë pa përvojë për t’u përballur me situata krizash dhe katastrofash”, ka theksuar Dedy. Prandaj ka shumë rëndësi “një përgatitje e vazhdueshme, transparente dhe pa shumë burokraci për rreziqet e mundshme. Duhet të jenë më prezente fushatat për vetëmbrojtje dhe vetëndihmë.”

Do të mbrohet infrastruktura kritike

Ndërkohë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser është shprehur për më shumë mbrojte të infrastrukturës kritike pas atentatit ndaj gazsjellësit Nord Stream dhe sabotimit të rrjetit të kabllove të hekurudhës gjermane. “Sulmi rus kundër Ukrainës shenjon një pikë kthese edhe për sigurinë e brendshme. Për këtë po përgatitemi”, ka thënë ministrja Faeser. “Mbrojtja e infrastrukturës kritike ka prioritetin më të madh”, siguroi ministrja gjermane. Autoritetet gjermane të sigurisë “po marrin masa shtesë aty ku është e nevojshme”. Për shembull ka një prezencë më të madhe të policisë federale tek infrastruktura detare. Qeveria gjermane do të paraqesë që këtë vit pikat kryesore për një ligj të ashquajtur KRITIS për mbrojtjes e infrastrukturës kritike dhe do të fusë edhe detyrime të tjera për njoftimin e incidenteve të sigurisë që të rrisë në këtë mënyrë sigurinë e furnizimit për Gjermaninë dhe Europën.

Shqetësimi për sumet kundër infrastrukturës është rritur ndjeshëm pas sulmit rus në Ukrainë. Të shtunën e kaluar sabotimi i sistemit të kabllove të hekurudhës gjermane shkaktoi ndërprerjen e lëvizjes së trenave në pjesë të mëdha të Gjermanisë veriore. Kurse në fund të shtatorit para ishullit danez Bornholm në gazsjellësit Norstream 1 dhe 2 nga Rusia në Gjermani u zbuluan katër pika rrjedhjeje, që sipas një raporti danezo-suedez kanë ardhur si pasojë e shpërthimeve të forta./DW

/a.r

Next Post
Shqiptari që menaxhon 11 restorante në Rusi: Njerëzit janë lodhur, nuk e diskutojnë shumë luftën

Shqiptari që menaxhon 11 restorante në Rusi: Njerëzit janë lodhur, nuk e diskutojnë shumë luftën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In