• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania do të marrë 186 miliardë euro borxh! Sa do t’i kushtojë pandemia?

by Java News
09/12/2020 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti gjerman debaton këtë javë për buxhetin e vitit 2021. Gjermania do të marrë 186 miliardë euro borxh të ri. Por a do të mjaftojë kjo, nëse vjen mbyllja e dytë?

Këto ditë ka shumë diskutime në Gjermani për masat që duhen marrë për të ndalur koronën. Gjermania zgjodhi të bënte një mbyllje të lehtë, por ajo nuk po sjell rezultate. Që nga fillimi i nëntorit janë mbyllur ambientet e kohës së lirë. Dyqanet shkollat dhe kopshtet vijojnë të qëndrojnë të hapura. Në këtë mënyrë u ndal rritja eksponenciale e numrit të infektimeve të reja, por numri I të vdekurve mbeti në një nivel shumë të lartë.

Shumë zëra po kërkojnë një mbyllje të dytë, para krishtlindjeve. Por çfarë efekti do të kishte kjo, dhe cili do të ishte çmimi?

Këtë vit shteti gjerman mori 16 miliardë euro borxh për shëndetin e popullsisë, mbrojtjen e qytetarëve dhe ndihma ekonomike për të dëmtuarit nga kriza. Buxheti për vitin 2021 parashikon rritjen e borxhit me 180 miliardë euro të tjera I gjithë buxheti në total do të ketë shpenzime prej gati 500 miliardë euro

Ministri i Financave Olaf Scholz lëvdon veten

Lind pyetja se a do të mjaftojë kjo shumë, në rast se do të kemi një mbyllje të dytë të fortë? Edhe me këtë do të duhet të merret ministri Federal i Financave. Por këtë javë, kur  në Bundestag po debatohet buxheti për vitin 2021, sigurisht që ai nuk dëshironte të tregonte pasiguri. Përkundrazi, në debat ai thekoi se sa mire e kaluar krizën Gjermania në krahasim me çfarë kishte parashikuar ndokush. Me gjithë mbylljen e pjesshme ekonomia, në shumë sektorë, e ka arritur nivelin që kishte para krizës, tha ai. Gjermania lëvdohet nga shumë vende për menaxhimin e krizës. Unë marr shumë vlerësime ndërkombëtare për menaxhimin e krizës. “Ky është standardi i artë, kështu duhet ta bësh kur dëshiron të luftosh një krizë kaq të madhe “, u shpreh ministri i Financave.

Ministri i Financave Olaf Scholz (SPD) në Bundestag

Niveli i lartë i borxhit të ri nuk është i lehtë për të për momentin, por ai është i justifikuar për të kapërcyer krizën, theksoi Scholz: “Po përdoren shumë para, por ato janë të menduara mirë“. Edhe para dhjetë vjetësh, në kohën e krizës financiare u kthyen borxhet, prandaj është më se e arsyetuar se do t’ia dalim.

Vështrim i pasigurt në të ardhmen

Por a do të mëkëmbet kaq shpejt ekonomia jo vetëm në Gjermani, por edhe gjetkë, në botë dhe Evropë aq sa borxhet të bëhen të menaxhueshme. Azia po përjeton valën e tretë të pandemisë me një mutacion të virusit korona. Cilat janë pasojat që ka kjo për vaksinimin, i cili parashikohet të ndodhë së shpejti.

Askush nuk mund ta thotë në këtë moment nëse 180 miliardsë eurot borxh i ri do të jenë të mjaftueshme në vitin e ardhshëm. Ministri i Financave e bëri të qartë megjithatë se ndihma shtetërore duhet të ketë kufij. “Ne nuk mund të financojmë gjithçka, “paralajmëroi Scholz. Është më mire të investohet në projekte me të ardhme, projekte që forcojnë ekonominë në mënyrë që Gjermania të dalë më e rritur nga kriza”.

A fsheh Corona gjithçka tjetër?

Një mendim ky që kanë edhe të Gjelbrit, të cilët, ushtrojnë kritikë në ndarjen e të buxhetit. Në pandeminë e koronës investohet shumë pak në fushat e së ardhmes, në transformimin e ekonomisë drejt një ekonomie që nuk e dëmton klimën. Sven-Christian Kindler nga të Gjelbrit tha se: Ajo që nevojitet është një “ofensivë e madhe investuese” prej 50 miliardë eurosh në vit.

Të hedhësh më shumë para në buxhet?

Ndihma për ekonominë mund të përballohet, thotë Kindler. Gjermania tani është duke fituar para me kreditë, sepse në tregjet financiare po paguhen norma negative të interesit. Dhe kjo duhet shfrytëzuar, tha Kindler në Bundestag.

“Borxhet janë një helm i ëmbël”, tha Christian Dürr, deputet liberal. Borxhi do të transferohet te brezat e ardhshëm, gjë që është e papranueshme. Liberalët janë të mendimit se Ministri Federal i Financave merr shumë kredi. Ato madje nuk janë të nevojshme, aq më tepër që ndihma ekonomike nuk arrin as në shumë kompani. Një kritikë ndaj ministrit të ekonomisë Altmeier, të cilën e ka edhe E majta.

Pagesat paraprake po realizohen

Me tre milionë aplikues të mundshëm, nuk mund të ketë drejtësi absolute në secilin rast individual. Në nëntor dhe dhjetor, qeveria federale do të zëvendësojë 75 përqind të xhiros që kanë pasur para një viti lokalet e mbyllura, në të njëjtën periudhë kohe. Altmaier thekson se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e pasluftës. Deri tani janë paguar nga 10,000 euro për kompani. Numri i përfituesve ka qenë afro 100,000. /DW

Next Post
FOTO/ Makina del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, një person i plagosur rëndë

FOTO/ Makina del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, një person i plagosur rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

SONDAZHI / Cila parti ka punuar më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme? Ja si përgjigjen shqiptarët

May 4, 2026
“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

May 4, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

May 4, 2026
Braktisi listën e Elbasanit, Balliu hedh akuza të forta: Noka dhe Boçi na vodhën votat e primareve

“Punon në administratë”, Balliu replikon me Gjin Gjonin: E sfidoj ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut…

May 4, 2026
Për të tretën ditë, Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara në Hagë

“Më është mbyllur goja…”! Si është dita në izolim? Thaçi thyen heshtjen nga Haga

May 4, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Akuza e fortë e Salianjit: Gjyqtarët që më dënuan mua, të njëjtët që i dhanë të drejtë Berishës…

May 4, 2026
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

May 4, 2026
“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

May 4, 2026
SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

May 4, 2026
“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In