• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania dhe BE janë e keqja e Italisë (dhe Greqisë), ndaj ajo është në krizë

by Java News
29/05/2018 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia duhet të jetë mirë. Ndryshe nga Britania, eksportet me jashtë janë më shumë se importet, dhe qeveria e tyre shpenzon më pak se taksat që merr. Megjithatë, Italia është në stanjacion. Popullata është në gjendje revolte, pas dy dekadash të humbura.

Nga Yanis Varoufakis*

Ndonëse është e vërtetë që Italia ka një nevojë të madhe për reforma, ata që ia vënë fajin paaftësisë së brendshme dhe korrupsionit, duhet të shpjegojnë se pse ekonomia italiane u rrit aq fort gjatë periudhës së pas-luftës e deri në Eurozonë. Ka pasur gjë Italia politika më të sakta në vitet 1970 dhe 1980? Nuk besoj.

Arsyeja e vetme për ngadalësimin e Italisë, është bashkimi me një union monetar të hartuar shumë keq, Eurozona, në të cilën ekonomia europiane nuk merr dot frymë dhe të cilën qeveritë gjermane refuzojnë ta reformojnë.

Në vitin 2015, populli grek zgjodhi një qeveri progresive, me sytë nga Europa, që të kërkonin një marrëveshje të re në Eurozonë. Në gjashtë muaj, nën drejtimin e qeverisë gjermane, BE dhe banka e tyre qendrore na shtypën. Pak muaj më pas, gazeta italiane Corriere della Sera më pyeti nëse më dukej demokracia europiane në rrezik. U përgjigja: “Greqia u dorëzua, por demokracia europiane ishte e plagosur rëndë. Nëse europianët nuk e kuptojnë që ekonomia e tyre drejtohet nga pseudo-teknokratë që nuk janë zgjedhur nga populli, të cilët kryejnë një gabim trashanik pas tjetrit, demokracia jonë do të mbetet pjesë e imagjinatës kolektive”.

Që nga ajo kohë, qeveria e Partisë Demokratike Italiane ka zbatuar politika që u kishin kërkuar zyrtarët e BE-së, të cilët nuk janë zgjedhur me vota. Si rezultat, pati më shumë stanjacion. Zgjedhjet e Marsit ia dhanë fitoren dy partive anti-sistem, të cilat, pavarësisht ndryshimeve, kishin dyshime për anëtarësimin e Italisë në Eurozonë dhe do të shtonin ashpërsinë ndaj emigrantëve. Ishin pasojat e hidhura që solli mungesa e perspektivës dhe e shpresës.

Disa javë pas negociatave pas-zgjedhore, që janë shumë të zakonshme në vende si Italia dhe Gjermania, 5 Yjet dhe Lega ranë dakord që të krijonin një qeveri. Por presidenti Matarela përdori pushtetin që i ka dhënë Kushtetuta për ta ndaluar krijimin e një qeverie, duke ia dhënë mandatin një teknokrati, një ish drejtuesi të FMN, që s’ka për t’i rezistuar votëbesimit në parlament.

Sikur Matarela t’i kishte refuzuar Salvinit postin e ministrit të brendshëm, për shkak të premtimit të tepruar për të dëbuar 500,000 emigrantë, unë do ta kisha mbështetur. Por presidenti s’ka prirje të tilla. Atij as që i shkoi nëpër mend t’i vinte veto idesë që një vend europian mund t’i kundërvihej qindra mijëra njerëzve, do t’i fuste në qeli, nëpër trena, autobusë e tragete, për t’i dërguar një Zot e di se ku.

Matarela zgjodhi të përballet me shumicën e parlamentarëve për arsye të tjera: për postin e ministrit të financave. Pse? Sepse zotëria në fjalë, sado që është mëse i kualifikuar për atë punë, sado që deklaroi se do t’i respektonte rregullat e BE-së, ka shprehur dyshime për arkitekturën e Eurozonës dhe ka qenë në favor të hartimit të një plani për ndarje nga BE, nëse do të lindte nevoja. Matarela sikur deklaroi që arsyetimi i logjikshëm prej ministri financash bën që ai të përjashtohet nga posti.

Më shqetësues është fakti që s’ka ekonomist në botë që të mos jetë i shqetësuar për arkitekturën Eurozonës. Asnjë ministër finance nuk do ta linte pas dore hartimin e një plani për të dalë nga Eurozona, nëse një ditë lindte nevoja. Unë kam informacion të sigurt që edhe vetë ministria e financës në Gjermani, Banka Qendrore Europiane dhe shumë korporata e banka të tjera të mëdha, kanë një plan sigurie që të jenë gati në rast se Italia, ose edhe Gjermania, dalin nga Eurozona. Matarela po na thotë se ministri italian i financave nuk duhet ta mendojë një plan të tillë?

Përveçse bëri një gabim moral duke mos iu kundërvënë mizantropisë në shkallë industriale të Lega-s, presidenti ka bërë një gabim tjetër taktik, duke rënë në kurthin e Salvinit. Formimi i një qeverie tjetër teknike, nën drejtimin e një tekniku të FMN-s, është dhuratë fantastike për partinë e Salvinit.

Salvini po uron në fshehtësi për zgjedhje të reja, në të cilat nuk do të luftojë më si një populist përçarës e mizantrop që është në të vërtetë, por si mbrojtës i demokracisë kundër sistemit. Që tani ka marrë epërsi morale me fjalët: “Italia nuk është koloni. Nuk jemi skllevër të Gjermanisë, Francës, të bonove qeveritare apo të financave.”

Nëse Matarela qetësohet nga fakti që presidentët e mëparshëm italianë arritën të vendosin qeveri teknike të clilat vazhdonin punën e sistemit (aq mirë sa qendra politike po shkatërrohej përbrenda) , gabohet shumë rëndë. Ndryshe nga paraardhësit, ai nuk ka një shumicë qeveritare që t’i miratojë buxhetin, apo edhe që qeveria e tij të marrë vetëbesimin. Presidenti do të detyrohet të shpallë zgjedhje të reja, dhuratë e gabimeve të tij teknike, të cilat do t’i rikthejnë partitë ksenofobike të Italisë edhe më të forta se më parë, ndoshta në aleancë me Forza Italia-n e Berluskonit.

Po pastaj, çfarë do të bëhet, president Matarela?

*Yanis Varoufakis është bashkëthemelues i DiEM25 (Lëvizja Demokracia në Europë) dhe ish- minister i Financave të Greqisë.

Next Post
Përplasi tre makina të parkuara, arrestohet shoferi i dehur në Elbasan

I dehur në timon, i riu përplas tre makina të parkuara, përfundon në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

June 8, 2026
“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

June 8, 2026
Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

June 8, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

“Kurtit nuk i lë përshtypje humbja e 5 mandateve”, analisti për zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja e ulët!

June 8, 2026
Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

June 8, 2026
Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

June 8, 2026
Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

June 8, 2026
“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

June 8, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

“Marrëveshja me Teheranin vetëm pak ditë larg”/ Trump tregon paralajmërimin që i dha Netanyahut

June 8, 2026
“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In