• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania bëhet gati për vaksinimin e popullsisë nga COVID: Mjekët, policët dhe mësuesit janë të parët. Emigrantët…

by Java News
25/11/2020 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke filluar nga mesi i dhjetorit Gjermania do të nisë vaksinimin e popullsisë së saj duke filluar nga mjekë, policë dhe mësues. Për emigrantët në qendrat e pritjes dhe të pastrehët janë organizuar njësi lëvizëse.

Po vihen në gjendje gatishmërie qendra të vjetra tregtare, ish aeroporte, stadiume, panaire, salla koncertesh e madje dhe kisha. Gjithashtu po kërkohen vullnetarë mes mjekëve në pension, infermierëve, ushtarëve, por dhe veterinarë dhe dentistë.

Qeveria e Merkel në marrëveshje me guvernatorët, vendosi të gjithë duhet të jenë gati që në mes të muajit dhjetor që të vaksinohen masivisht. Dhe përgatitjet janë në një stad të avancuar.

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se autoritetet duhet të jenë gati. Politikani konsrevator shpjegoi se ka një rrugëdalje nga pandemia dhe se vendi është në rrugën e duhur. Ministria po përgatit në detajet më të vogla funksionimin e qendrave dhe mënyrave të vaksinimit. Sipas një dokumenti të publikuar nga Bild, qendrat për magazinimin e vaksinave janë 60. Qendrat për vaksinimin me qindra. Dhe fushata e vaksinimit është ndarë në tre faza, sipas sasisë së vaksinave, që do të ndahet në bazë të prenotimit dhe duke ndjekur një hierarki të mirë caktuar.

Të parët që do të vaksinohen do të jenë të moshuarit dhe qytetarët e kategorive në rrezik, 40 për qind e totalit sipas llogaritjeve . më pas do të jetë radha e personelit mjekësor, policisë dhe mësuesve. Më pas do të vaksinohet pjesa e mbetur e popullsisë. Pacientët e spitaleve apo të moshuarit në azile; por dhe emigrantët në qendrat e pritje sapo të pastrehët do të vaksinohen nga njësitë lëvizëse, autobusë të posaçëm për këtë mision

Në qendra, procesi do të jetë i qartë. Që në hyrje do të matet temperatura, dhe ata që kanë simptoma do të përjashtohen nga mundësia e vaksinimit. Më pas do të jetë një sistem me një drejtim, nga hyrja në dalje. Vaksinimi nuk do të zgjasë më shumë se 15 minuta. Llogaritë janë që çdo mjek do të mund të vaksinojë 96 persona në ditë. Pas vaksinimit, pacienti do të qëndrojë nën vëzhgim deri sa ta thërrasin. Javët e fundit ishte thënë se do të kishte dhe një aplikacion të veçantë për të monitoruar pasojat e vaksinës.

Administratat vendore po caktojnë vendet e vaksinimit të cilat duhet të jenë të lehta për t’u arritur dhe të sigurta. Si dhe duhet të kenë salla pritjeje të blinduara dhe me ngrohje. Land-et po zgjedhin, por kushti është që çdo bashki apo distrikt duhet të ketë gati të paktën një të tillë.

Disa qytete kanë publikuar detajet: në Berlin qendrat do të jenë gjashtë, dhe objektivi do të jetë vaksinimi i 20 mijë qytetarëve në ditë. Vendi do të jetë një stadium për patinazhin në akull, panairi, velodromi, Arena e Berlini dhe dy ish aeroporte. Çdo gjë do të nisë në dhjetor, e vetmja gjë që ende mungon është vaksina.

g.kosovari

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për ditën e enjte, 26 nëntor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In