• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania arrin e prodhon diellin artificial

by Java News
04/05/2017 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kompani gjermane ka ndërtuar diellin e parë artificial, një impiant të fuqishëm me ndriçim dhe ngrohje, që do të shërbejë për të shtyrë teknologjitë aktuale drejt limiteve të reja.

Mes shpikjeve të shumta teknologjike që bëhen çdo ditë në të gjithë botën, një nga më të pabesueshmet është dielli artificial, i ndërtuar në Gjermani. Bëhet fjalë për një impiant të ri, që ka si qëllim të prodhojë rreze dielli si ato të vërtetat, të përftohet ndriçim dhe ngrohje sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo shpikje e re në të ardhmen mund të bëhet pjesë e jetës sonë.  Funksionimi i impiantit është  me kosto të lartë, por suksesi i tij është që ne mund të prodhojmë diçka që deri më sot ishte e paarritshme në mënyra të tjera.

 

Përbërja e impiantit

Impianti është i përbërë nga 149 drita, ku secila prej tyre ka fuqi të lartë për të prodhuar energji. Dritat janë vendosur në drejtime paralele, në mënyrë që secila prej tyre të  ketë hapësirë të barabartë . Në këtë formë arrihet që të përftohet temperaturë preh 3500 gradësh, që të krijohet ideja e njollës diellore. Një rezultat i mirë është se mund të shihet edhe pak në pjesën e brendshme të diellit, ajo më e nxehta, që arrin deri në 15 milionë gradë. Një rezultat kaq i lartë për planetin tonë, do të ketë qëllim kryesor për të eksperimentuar me teknologjitë e reja që lidhen me hidrogjenin. Në gjendjen aktuale, në Tokë gjendet pak hidrogjen në liri, pavarësisht  se në univers (përfshi edhe diellin), ka shumë.  Kjo për shkak se Toka është e pasur me oksigjen dhe pak hidrogjen. Këto dy elemente lidhen bashkë dhe formojnë atë që quhet H2O, uji. Fakti që hidrogjeni i lirë është i paktë në sipërfaqen e Tokës, ndërkohë që H2O ka shumë, problemi zgjidhet duke e përftuar atë nga uji.

Si mund ta përftojmë hidrogjenin

Këtu hyn në lojë dielli artificial: për të ndarë hidrogjenin dhe oksigjenin është e nevojshme që të arrihet një temperature prej 2000 gradësh  dhe me impiantin gjerman kjo gjë arrihet lehtësisht. Hidrogjeni i përftuar në masë mund të bëhet karburanti i së ardhmes, në gjendje që të djegë pa prodhuar dioksid karboni.

Sfidat e diellit artificial

Natyrisht, prodhimi masiv i hidrogjenit me këtë strukturë sot është i pamundur sepse për të funksionuar për 4 orë punë, impianti kërkon një sasi energjie të barabartë  me nevojat e një familjeje mesatare përgjatë një viti. Kështu që kostot e vënies në punë të diellit artificial janë shumë të larta dhe duhet të punohet shumë që të arrihet në rezultate më të pranueshme dhe që hidrogjeni të ishte më i lirë se nafta. Ajo që është e sigurt është se, duke ofruar më shumë hidrogjen, do të jetë e mundur për të kryer eksperimente mbi të dhe në këtë mënyrë shkencëtarët do të gjejnë  mënyra të reja për ta përdorur atë dhe ndoshta për të rritur efikasitetin e tij, përgatiti ”GSH”. (b.an)

Next Post
Ministri Hoxhaj: Do të aplikojmë për anëtarësim në BE

Ministri Hoxhaj: Do të aplikojmë për anëtarësim në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

September 11, 2026
E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

September 11, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik

September 11, 2026
Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

September 11, 2026
Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

September 11, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

September 11, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Inspektorët me kamera inteligjente, Sula: Kontrollet do të përcaktohen nga sistemi i ri, qytetarët të denoncojnë

September 11, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

September 11, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

“Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur

September 11, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

A ka OSBE/ODIHR në Amerikë?

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com