Gjermani, shqiptari vret me armë vajzën dhe dhëndrrin
Një shqiptar në Gjermani ka vrarë vajzën dhe dhëndrrin, ndërkohë që ka kërcënuar ish-gruan, duke i thënë se do ta vriste edhe atë.
Ngjarja e rëndë në Kreshing të Bavarisë është publikuar nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila shkruan se shqiptari është arrestuar, kurse fqinjët që lajmëruan policinë kanë mbetur të shokuar nga sa ndodhi.
Bild shkruan se shqiptari vrasës është Iseni S., 68 vjeç. Ai qëlloi oër vdekje vajzën, Sanie, 39-vjeçare dhe burrin e saj, Andreas, 35 vjeç.
Sipas policise, vajza ishte qelluar me plumb në zemër, kurse dhëndrri në kokë. Policia e njoftuar nga fqinjët bëri arrestimin e autorit, të cilit iu gjet edhe një armë që e mbante pa leje. Ndërkohë që mbërritja e ambulancës dhe ndihmës së shpejtë ishte e kotë, pasi ata kishin ndërruar jetë.
Fqinjët kanë thënë në policia se pak para të shtënave kanë dëgjuar britma sherri brenda banesës. Në vendin e ngjarjes, mbërriti edhe ish gruaja e autorit, nëna e vajzës, e cila prej një viti thuhet se ishte divorcuar. Dëshmitarë tregojnë se ai e ka kërcënuar edhe atë. “Do te vras edhe ty”, mesohet t’i ketë thënë.
Redaksia Java News/ f.g









