• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermani/ SHBA thërret konferencë për Ukrainën, Peleshi: Do të mbështesim pa kushte popullin ukrainas

by Java News
26/04/2022 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes z. Niko Peleshi i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj morën pjesë në konferencën për Ukrainën, të thirrur nga sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin, e cila u mbajt në bazën ajrore në Ramstein të Gjermanisë.

Në këtë konferencë, SHBA-të kishin ftuar të merrnin pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe përfaqësues nga 40 vende të ndryshme ku u diskutua mbi situatën në Ukrainë, nevojat që ky vend ka për asistencë në planin aktual dhe atë afatgjatë, dinamikat e luftimeve në Ukrainë, vlerësimi i kapaciteteve të tyre luftarake, mundësitë e kontributit për përmirësimin e këtyre kapaciteteve, si dhe rritjen e aftësive mbrojtëse të këtij vendi, në të ardhmen.

Në fjalën e tij, ministri Peleshi falënderoi organizatorët e këtij evenimenti mjaft të rëndësishëm, veçanërisht sekretarin Austin, si dhe bëri një rezyme të mbështetjes që vendi ynë ka dhënë për Ukrainën. Ai u ndal në tre aspekte kryesore në të cilat konsiston kjo mbështetje, në rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëpenëmbajtëse me SHBA-të, në situatën dhe mbështetjen humanitare për pritjen dhe akomodimin e refugjatëve ukrainas, si dhe në suportin në terma praktikë që vendi ynë ka dhënë.

Në fund të fjalës së tij, zoti Peleshi siguroi pjesëmarrësit në këtë takim se, Shqipëria do të vijojë mbështetjen pa kushte për qeverinë dhe popullin ukrainas edhe në termat afatgjatë, përveç suportit aktual që jemi duke dhënë./m.j

https://javanews.al/wp-content/uploads/2022/04/WhatsApp-Video-2022-04-26-at-4.39.43-PM.mp4
Next Post
U qëllua për vdekje nga Alec Baldwin/ VIDEO nga incidenti tragjik, momentet e fundit të kineastes

U qëllua për vdekje nga Alec Baldwin/ VIDEO nga incidenti tragjik, momentet e fundit të kineastes

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Luftoni të pushojë lufta.O idiotë.E kemi te pragu i derës.Populli është vrarë ose ka ikur.Cilin popull do mbështesësh? Atë që e vrarë me armët e Amerikës dhe NATO,apo atë popull që u vra me armët vrasëse.ruse? Na keni bërë të ulërijnë nga papërgjegjshmëria histerike e juaja.Ti i hypën avionit e zhdukesh nga Shqipëria,po ne që jemi këtu kush do na mbrojë? Ata 6000 ushtarë që nuk e di se ku i ke? Vaj me det cilat koka të nxehta drejtojnë sot Kriminel të paskrupullt.Vrasës të njerëzimitPo shkatërroni planetin me një luftë të re botërore.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In