• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjermani, krerët e landeve presion Merkelit, samiti për azilantët mbahet në shtator

by
10/08/2015 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermani, krerët e landeve presion Merkelit, samiti për azilantët mbahet në shtator

Nisur prej valës së madhe të refugjatëve në Gjermani ndaj politikës po rritet presioni për të vepruar. Prandaj samiti i planifikuar për azilin do të zhvillohet përpara parashikimeve, pra më 9 shtator.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (FAS), e cila i referohet për këtë njoftim zyrës së Kancelares, njofton se fillimisht ky samit mes qeverisë federale dhe atyre të landeve qe planifikuar të zhvillohej në tetor apo nëntor, por shkak të gjendjes së tensionuar në kampet e refugjatëve, përfaqësues të disa landeve federale kishin kërkuar me forcë që takimi të mbahet më herët.

Sidomos kryeministri bavarez Horst Seehofer (CSU) kishte ngulur këmbë për këtë takim duke thënë se takimi i kryeministrave të landeve me Kancelaren gjermane Angela Merkel nuk mund të shtyhet deri në vjeshtë. Sipas tij në rast se nis stina e ftohtë është tepër vonë, “sepse në dimër nuk mund të strehohen njerëzit në çadra,” tha Seehofer, dhe “ne duhet t’i shpërndajmë refugjatët detyrimisht në objekte publike, dhe kjo nuk është më e rehatshme dhe duhet shmangur”.

Zgjerimi i listës së vendeve të sigurta

Në takimin e ri të nivelit të lartë pritet të diskutohet ndër të tjera edhe për një zgjerimin e rrethit të vendeve të sigurta të origjinës dhe përfshirjen në të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Malit të Zi. Vitin e kaluar si vende të sigurta qenë shpallur Serbia, Bosnja-Hercegovina dhe Maqedonia. Ky klasifikim mundëson një procedurë të shkurtuar të azilit dhe një dëbim më të shpejtë në vendet e origjinës.

Sipas të dhënave të Entit Federal për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) përfshirja e Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë në listën e vendeve të sigurta të origjinës ka ndikuar në rënien e nivelit të azilkërkuesve nga këto vende.

Kështu në gjysmën e parë të vitit 2015 nga Serbia, Bosnja dhe Maqedonia ka pasur vetëm një rritje prej 23 për qind të numrit të azilkërkuesve në Gjermani në krahasim me muajt e mëparshëm. Kursi numri i kërkesave për azil nga vendet e tjera të Ballkanit që nuk konsiderohen ende si të sigurta u rrit me 515 për qind./ DW

Next Post

STUDIMI/ Femrat me gjoks silikoni janë të prirura për vetëvrasje apo varësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com