• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjermani/ Kosovari godet me thikë në fyt bashkëatdhetarin.. në gjykatë habit me justifikimin e tij

by Java News
25/09/2016 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një person nga Kosova,  i cili dyshohet se është i sëmurë mendor ka qëlluar me thikë një person në Bäumenheim të Gjermanisë. Por mësohet se objektivi i këtij sulmi sapo ishte plagosur me thikë në qafë, duke pësuar një plagë tetë centimetra të thellë në qafë, i ka hipur makinës dhe është larguar rreth 800 metra, deri te sheshi i Bäumenheimit, më pas është rrëzuar për shkak të humbjes së madhe të gjakut. “Çfarë bërë tani?“, e ka pyetur babai, autorin e dyshuar të krimit.

“Doja t`ia prisja kokën“, është përgjigjur autori dhe këtë gjë e  ka rrëfyer para trupit gjykues viktima.  Sipas “Shtegu.com”, ngjarja ka ndodhur nëntorin e vitit të kaluar, kur viktima 36 vjeç nga Kosova kishte mbërritur në Gjermani për të vizituar të afërmin e tij.

Edhe pse viktima pati një plagë të madhe në qafë dhe humbi shumë gjak, ai kishte arritur të shpëtojë pasi kishte mbërritur shpejtë në spital. Me ndihmën e një operacioni urgjent, ekipi mjekësor i klinikës “Donau-Ries“ në Donauëörth, arriti ta shpëtojë kosovarin e plagosur.

Gjykata është duke u përpjekur të zbulojë motivet se çfarë e detyroi autorin të bëjë një vepër të tillë. Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për një person me probleme mendore, pasi gjatë mbajtjes në paraburgim, ai i kishte shkruar një letër në të cilin veprimin e tij e përshkruante si “reagim spontan, pasi ai ia kishte ngacmuar bashkëshorten dhe ia kishte rrëmbyer fëmijën e palindur“. Mjekëve u kishte thënë se atë është duke e ndjekur shërbimi sekret serb, dhe  po i kontrollon edhe mendimet”, ka deklaruar mjeku gjerman Gruber.

Pas këtyre veprimeve autori është nën kontrollin e mjekëve.  Autori i dyshuar është rritur në Kosovë, ku deri në sulmin e forcave serbe në vitin 1999, kishte kryer shkollën e mesëm. Gjatë luftës në Kosovë, ai ishte arratisur në Shqipëri, ku kishte vazhduar shkollën duke filluar studimet në elektronikë dhe kimi, të cilat nuk arriti t`i përfundojë.

Prej nëntë vitesh ai jeton në Gjermani, ndërsa për herë të fundit ka punuar në një sipërmarrje. Para gjykatës, viktima kishte pohuar se sulmuesin e kishte takuar vetëm disa herë, por se me te nuk kishte pasur asnjëherë mosmarrëveshje.

Mikja e tij e kishte konfirmuar këtë pohim të tij: “I dashuri im nuk ka pasur probleme me askënd, ai nuk është njeri i tillë“. Ngjarja i ka tronditur që të dy, pasi ka menduar në fillim se ishte një sulm terrorist”. Por edhe sot e kësaj dite, kosovari 36-vjeçar është duke vuajtur nga dhimbjet, pagjumësia, shtypja e lartë e gjakut dhe aktualisht është nën trajtim mjekësor psikologjik.

Ndërkohë që pas përfundimit të gjyqit do të vlerësohet gjendja e tij mendore, dhe nëse vërtetohet se është i sëmure mendor ai nuk do të dënohet me burg, por do të transferohet për një kohë të gjatë në ndonjë klinikë psikiatrike.

Next Post
Si funksionon procesi i përpunimit të mbetjeve, Ahmetaj viziton një fabrikë riciklimi

Si funksionon procesi i përpunimit të mbetjeve, Ahmetaj viziton një fabrikë riciklimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In