Alarmi për një sulm të mundshëm terrorist ka sjellë ndërprerjen e festivalit muzikor “Rock am Ring”, në qytetin gjerman Nürburg.
Aktiviteti që zhvillohet që prej vitit 1985 është festivali më popullor i muzikës Rock në Gjermani.Lajmin e bënë të ditur organizatorët, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Siç thuhet, policia i kishte kërkuar ta ndërprisnin festivalin dhe të evakuonin pjesëmarrësit në mënyrë të qetë e të kontrolluar, transmeton tch.
Imazhet e para të shfaqura në rrjetet sociale nuk sinjalizojnë ndonjë problem gjatë largimit të publikut. Festivali u ndërpre gjatë performancës së Liam Gallagher, ish-pjesëtar i grupit “Oasis”.
Incidenti ndodh më pak se dy javë, pas sulmit kamikaz që përgjaku koncertin e Ariana Grande në “Manchester Arena”, duke vrarë 22 vetë e plagosur dhjetëra të tjerë. (b.an)