• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermanët po afrohen me Martin Schulzin për kancelar

by Java News
06/02/2017 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse kancelari gjerman do të votohej drejtpërdrejt, atëherë kandidati Schulz, sipas sondazheve të fundit do të merrte 50% të votave, ndërsa Merkel vetëm 34%. Megjithatë unioni CDU/CSU kryeson. Si shpjegohet kjo?

Për Sigmar Gabrielin mund të ndjesh keqardhje. Nën drejtimin e tij, partia socialdemokrate, SPD mezi e kalonte në këto vite kuotën e 20% në sondazhe. Po tani?

Sapo Martin Schulz ka marrë përsipër drejtimin e partisë dhe kandidaturën për kancelar rriten vlerat e saj me 8% menjëherë.

Sigurisht ato mbeten ende shumë pas unionit konservator, CDU/CSU që kap kuotën e 34% të votave në sondazhe. Megjithatë një rritje e tillë në elektorat, brenda një kohë kaq të shkurtër është e pashembullt.

Më qartë faktori i ri Schulz turbullon në zgjedhjen e kancelarit. Nëse do mund të zgjidhej direkt kancalarja apo kancelari në Gjermani, duket se çdo i dyti votues do të jepte votën për Schulz, e vetëm një e treta për Merkelin. Kjo ka qenë deri më tani pika më e fortë e Merkelit në të shkuarën.

Në vitin 2012, kur Peer Steinbrück u zgjodh kandidat i socialdemokratëve, Merkel e linte shumë pas Steinbrückun. Ndërsa Gabriel nuk do të kishte kurrë shans kundrejt Merkelit. Një çështje tjetër është dinamika që shkaktoi një person si Martin Schulz.

Në çështjen e koalicionit, shumica e gjermanëve duan një koalicion të madh, por me një kancelar Schulz.

Kancelari i parë pa maturë

Cili është sekreti i politikanit që vjen nga një familje e thjeshtë, ish- presidentit të Parlamentit Europian? Sipas „Aachener Zeitung”, Schulz plotëson një vend bosh ne politikë –ai tingëllon autentik nga biografia e tij. „Pa maturë, pa studime, pa përvojë ekzekutivi, shtoji kësaj një ish-alkoolist.”

Përpjekjet e kundërshtarëve politikë për ta luftuar me këto armë si dobësi ka shumë gjasa të dështojnë. “Huffington Post” bën fjalë për një lodhje nga Merkeli, një sinjal jo i mirë për unionin. Studiuesi i partive politike, Oskar Niedermayer mendon për Schulzin, se „si njeri i ri ai merr të gjithë dafinat si paradhënie.”

Duket sikur po ndryshon atmosfera politike në Gjermani, pas gati 12 vitesh Merkel. Megjithatë Niedermayer mbetet skeptik në gazetën “Rheinischen Post”, nëse këto vlera do të mbeten kështu tek Schulzi. „Nëse do të qëndrojë në këto nivele, ai duhet të pozicionohet qartë për çështje të politikës së brendshme.”

Unioni bashkohet

Kjo e trazon unionin CDU/CSU, por reagimet deri tani synojnë një qetësi demonstrative. Sekretari i përgjithshëm i CDU-së, Peter Tauber bëri thirrje për partinë e tij në “Tagesspiegel”: “Shifrat e bëjnë të qartë.

Tani bëhet fjalë të luftojmë të bashkuar.” Ndërsa kolegu i unionit, partia simotër CSU, sekretari i përgjithshëm,  Andreas Scheuer, thotë në Spiegel. „Kandidati Schulz nuk ka thënë asgjë konkrete. Kur të bëhet konkret, atëherë dalldia do marrë fund me dhimbje kokckash.”

Megjithatë trazimi në union është i tillë, saqë partitë simotra po afrohen sërish. Nëse kreu i CSU-së, Horst Seehofer bënte debate në të shkuarën me Merkelin për politikën e refugjatëve, tani ai i ka ulur tonet, dhe e mbështet kancelaren. Nëse do të ndiqje trendin politik të ARD-së, unioni nuk ka pse të shqetësohet megjithë valën e re që ka sjellë emërimi i Martin Schulz.

Sepse dëshira për një koalicion të socialdemokratëve, me Të Gjelbrit e të majtët nuk është shumë e madhe mes gjermanëve. Pra nuk bëhet fjalë për një ndryshim të vërtetë të armosferës politike në Gjermani, më së shumti për ndërrime emrash në postin e kancelares, përgatiti Blic. (b.an)

Next Post
Moti i keq pezullon punën në Portin e Durrësit

Durrës/ Anija përplas 3 peshkarexha si pasojë e erës së fortë, plagosen 2 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In