• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjergji Mullalli vrau gruan dhe më pas veten, flet i vëllai: U përçava me të nga një trillim i vajzës

by A R
10/08/2023 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin Uniko nga Spartak Koka ishin të ftuar dy vëllezërit e Gjergji Mullallit, i cili mbrëmjen e 29 Korrikut vrau gruan dhe një ditë më pas veten. Arben Mullalli tregoi se ishte përçarë me vëllain për shkak të një trillimi që i kishte bërë vajza e dytë.

Ai u shpreh se kishte tre vjet që nuk shkonte me të. Sipas Arbenit, problemet për Gjergjin kanë nisur kur gruaja dhe vajzat hynë të punonin në rrobaqepësi.

Arben Mullalli: Me vëllain kemi patur një shkuarje më të ngushtë prej të madhit. Që u përçava unë me të ka qenë një trillim i vajzës së dytë që tha unë kam incizuar xhaxhain edhe ai ka folur fjalë të keqe për ty në shtëpinë e babait. Më merr vëllai në telefon dhe më thotë, këtë, këtë, këtë, turp të kesh. More vëlla, ç’ne unë me këto gjëra. Jo është zëri jot në telefon. E kishte bërë kjo fëmijë. Kam frikë se edhe këto gjëra që i ka rrëmuar ajo në telefon, janë trillime. Nuk i gjej dot se nuk jam i kohës së kompjuterit. Të njëjtën gjë që më bëri mua, të njëjtën gjë i bëri të atit. Pse e bëri do më thuash? Se këto kanë shkuar në rrobaqepësi kanë punuar në atë kohë që ka ndodhur kjo dhe i kam thënë vëllait, mos i lër të punojnë në rrobaqepësi këto.

Spartak Koka: Përse?

Arben Mullalli: Unë kisha shokë në Zëmblak. Më njoftonin për çdo gjë. I thashë mos i lër vëlla. Tani më tha nuk më pyesin më mua. Kur hynë këto në rrobaqepësi janë ngritur këto probleme për vëllain.

Spartak Koka: 2018 është urdhri i parë i mbrojtjes. Nuk kishit dijeni për këtë vendim gjykate?

Arben Mullalli: Ka 3 vjet që nuk shkoj me vëllain.

Spartak Koka: Këtu flitet për një mesazh në telefonin e Gjergjit i dërguar nga një femër?

Arben Mullalli: 100% janë trillime të çupës. Këto nuk i ka bërë vëllai, por kjo vajzë. Ajo i bëri këto që mos t’i kërkonte më llogari. Kam qenë këtu 1 muaj përpara. Erdha për të zgjidhur problemet me vëllain. Pse o vëlla ti nuk shkon në shtëpinë tënde.

Spartak Koka: Sa kohë ka që jetonte në shtëpinë e prindërve të tu?

Arben Mullalli: Që kur mori urdhrin e dytë.  Jam drejtuar në polici, e kam takuar policin dhe i sqarova problemet e mia. I kam thënë shtëpitë që janë të reja janë mbi truallin e tokës sime. I kam thënë që mos të kemi këto probleme shtëpisë t’i vihet kyçi. Kush e dha urdhrin e mbrojtjes? Vëllai ku do vinte? Nuk e dimë tha. Gjatë kësaj kohe kishte shkuar të kërkonte urdhër mbrojtjeje të tretë.

Spartak Koka: Ju flisni për urdhrin e dytë, por tek urdhri i dytë thuhet që Luiza shprehet se ka interes për të vazhduar gjykimin për në Nëntor 2022 dhe nuk ndihet e sigurt dhe i padituri nuk është i qëndrueshëm në veprimet që bën. Në datën 9.11 ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhe për këtë ka njoftuar komisariatin. Gjithmonë ia ka falur, por nuk mundet më dhe kërkon të lëshohet urdhri i mbrojtjes. Po flasim për një urdhër gjykate i datës 25.11.2022. a ishte vërtetë e kërcënuar kunata juaj nga Gjergji?

Arben Mullalli: As edhe një herë. Po të them kaq. Është si ajo drama që tha ‘hesht moj se do thotë bota e rreh Lipi Meremen’, por rrihet Meremja? Ajo ishte më e keqja se Meremja. Ajo histori që të thashë në Pojan, kur ka ardhur në shtëpi ajo kam shkuar me gruan time që ta shikonim. Pa hyrë në shtëpi, i ka thënë gruas time, në qoftë se do flasësh për ato që pe atje, kjo të pret, me thikë në dorë.

Spartak Koka: Çfarë kishte parë gruaja jote?

Arben Mullalli: Ato që bënte si e sëmurë.

/a.r

Next Post
Atentati me 14 plumba ndaj Andrea Kalemit/ Gazetarja: Autori dyshohet të ketë përdorur motor uji

Atentati me 14 plumba ndaj Andrea Kalemit/ Gazetarja: Autori dyshohet të ketë përdorur motor uji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In