• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atentati me 14 plumba ndaj Andrea Kalemit/ Gazetarja: Autori dyshohet të ketë përdorur motor uji

by Java News
10/08/2023 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni Andrea Kalemi nga Tepelena, 51-vjeç, kishte shkuar të kalonte pushimet së bashku me familjen e tij në ishullin Pax të Greqisë, por aty në vend të qetësisë gjeti “breshërinë e plumbave”.

Persona të panjohur qëlluan në drejtim të tij me 14 plumba, dhjetë prej të cilëve i kanë prekur trupin. Ai ndodhet në spitalin e Janinës në gjendje të rëndë, por stabile sipas mediave greke.

Gazetarja e ABC News Etleva Delia, tha se Kalemi është djali i dajës së Aleksandër Sadikaj. Ky i fundit ndërroi jetë pasi makina e tij u hodh në erë me një sasi tritoli, teksa ishte duke lëvizur në dalje të Tiranës, në afërsi të TEG-ut.

Ai është kërkuar të merret në pyetje në Shqipëria për vrasjen e një tjetër biznesmeni  në dhjetor të vitit të shkuar. Bëhet fjalë për Edmond Papën, pasi Kalemi është parë i shoqëruar me dy persona të tjerë, të cilët dyshohen si autorë të krimit mafioz.

“Andrea Kalemin është djali i dajës së Aleksandër Sdikajt, ka qenë një ndër personat, i cili u dyshua si personi që mund të kishte dijeni për vrasjen e Edmond Papës, i cili u vra në dhjetor të vitit të kaluar. Është kërkuar që të merret në pyetje, sepse vazhdimisht ka qenë nën shoqërinë  dy personave që janë akuzuar për vrasjen e Edmond Papës, përkatësisht Alban Velo dhe Andrea Bode.

Ky person kishte pak ditë, më saktë më 5 gusht që kishte kaluar drejt Greqisë me gruan dhe tre fëmijët. Ka kaluar në Kakavijë. Dyshohet se është qëlluar nga deti dhe personi mund të jetë afruar me një skaf ose me një motor uji. Sipas të dhënave të policisë greke, dyshohet se ky person ka udhëtuar nga Italia me qëllim eliminimin e tij. Është qëlluar 14 herë, dhjetë plumba e kanë goditur në trup dhe sipas të dhënave që disponojmë deri tani ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës”, tha gazetarja.

Kjo e fundit thotë se nga të dhënat e siguruara deri më tani, ka dyshime se atentati mund të jetë bërë nga persona me pagesë, por megjithatë kjo “përgjigje” i përket hetimeve që do kryhen për ngjarjen.

“Të gjithë të dhënat flasin për një atentat të dështuar, sepse autori/ët kanë synuar eliminimin fizik të tij, por deri tani është në gjendje të rëndë. Po përdoren vrasës me pagesë. Për rastin konkret nuk ka të dhëna se është shtetas i huaj, por dyshohet të jetë edhe shqiptar. Nga gjithë dinamikën e ngjarjes , dyshohet se mund të ketë qenë edhe një atentator me pagesë.

Duke qenë se kishin informacion të saktë për largimin e tij nga Shqipëria, momentin e volitshëm për ta qëlluar mund të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë, sepse tashmë e kemi parë se si shkëmbehet informacioni mes grupeve kriminale. Në këtë rast flitet vetëm për ekzekutorin, por mund të ketë dhe informatorë.”, tha ajo.

E pyetur nëse ngjarje mund të lidhet me ekzekutimin e kushëririt të tij pranë TEG-ut, Delia tha se asgjë nuk përjashtohet, por kjo mbetet një pikëpyetje, të cilën duhet ta sqarojnë autoritetet ligjore.

“Kjo duhet të jetë një nga pistat, por nuk përjashtohen edhe ngjarje të tjera se ai mund të jetë i përfshirë, ashtu siç ishte vrasja e 2001 në Belgjikë. Ai ka qenë një person i dyshuar për vrasjen dy vëllezërve atje, por edhe aktiviteti që ka vijuar më vonë dhe nuk dihet nëse është përfshirë në ngjarje të jashtëligjshme”, shtoi Delia./m.j

Next Post
Do flasë për mediat/ Deputeti grek nesër në Tiranë, takim me Belerin në spital

Do flasë për mediat/ Deputeti grek nesër në Tiranë, takim me Belerin në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In