• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjergj Meta i drejtohet biznesit: Jepuni dinjitet punëtorëve, sakrifikoni diçka nga pasuria

by S M
26/12/2017 00:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në Tonight Ilva Tare, Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta i ka bërë thirrje të gjithë shoqërisë por në veçati pronarëve të kompanive të mëdha të jenë më shumë solidarë me punonjësit e tyre.

Ipeshkvi këroi që pronarët të lëshojnë pak nga pasuria që fitojnë duke u bërë më solidarë dhe duke ofruar më shumë harmoni në ambientin rreth tyre. Për këtë, Dom Gjergj Meta mori shembull gratë që punojnë në fasoneri, të cilat nuk paguhen sa duhet, gjë që i rrezikon pensionin në vitet e mëvonshme

Shumë shfytëzohen, gra dhe burra, të cilët nuk paguhen me siguracione, që nesër nuk do të kenë një pension. Atëherë solidariteti është ky, që ai i cili ka marrë njerëz në punë t’u garantojë atyre dinjitetin për të ardhmen. Të pyesë: 

“Ti zotëri që po vjen në punë tek unë, sa fëmijë ke?
– Unë kam 5 fëmijë.
– Për sa ke nevojë ti që të mbash shtëpinë tënde?
– Unë kam nevojë për kaq.”- 

Atëherë i duhet ardhur në ndihmë personit. Një person që ka një sipërmarrje mund të thotë:  

-“Shiko, unë kaq kam mundësi për të të dhënë, “take or leave”, merre ose lëre, nuk kam mundësi më shumë.” 

Por ama, nga ana tjetër, i njëjti sipërmarrës mund të ketë një logjikë solidare, që mund të fitojë më pak por krijon më shumë solidaritet rreth vetes.

Misioni i çdo njeriu me një rol publik sipas Dom Gjergj Metës, është të luftojë për të ruajtur dinjitetin e njeriut. Në këtë kohë të vështirë politike dhe ekonomike, Dom Gjergji zgjodhi dhe kryefjalët e vitit 2018, që është fjala shpresë, të cilën ia uroi të gjithë shqiptarëvë.

Çdo njeri ka një dinjitet të patjetërsueshëm, një dinjitet të jashtëzakonshëm. Atëherë, unë mendoj që misioni i ynë, të gjithëve, qoftë i i mi që kam një rol publik apo edhe i të tjerëve, por edhe si person publik, është ky, që, t’i kthejmë dinjitetin njerëzve.

Në mos në këtë vendin tonë që përjeton një konfliktualitet politik të tejzgjatur i cili nuk na nderon dhe nuk na ndihmon aspak, kemi problemin e madh të korrupsionit, kemi problemin e madh të kultivimit të lëndëve narkotike, kemi probleme mosmarrëveshjesh ndërmjet faktorëve politikë të cilët krijojnë tek njerëzit një mosbesim të jashtëzakonshëm, atëherë ajo që unë do të doja është që të kthenim pak shpresë dhe të kthenim pak dritë tek njerëzit sidomos tek  pjesa më e madhe e njerëzve të këtij vendi që kanë nevojë për pak dritë.

Do doja që fjala e vitit 2018 të ishte fjala “shpresë”. Nuk e di, mund të jetë hapja e negociatave, mund të jetë përmirësimi i ekonomisë së këtij vendi, mund të jetë diçka, nuk e di. Unë do të doja që shqiptarët të thonin: – “Po, këtë vit kemi pak shpresë.” Ky është urimi im për shqiptarët në këtë vit.

Next Post
Aksioni për pastrimin e Tiranës, Veliaj mbledh administratorët

Veliaj: Ilir Meta i qëndron fjalës, kurse Monika...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In