• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjergj Leka hedh në gjyq Flutura Açkën: 1 vit burg dhe 10 mijë euro

by
26/08/2015 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjergj Leka hedh në gjyq Flutura Açkën: 1 vit burg dhe 10 mijë euro 

“Përplasja” në distancë mes shkrimtares Flutura Açka dhe kantautorit Gjergj Leka, në lidhje me thëniet e tij gjatë një interviste në gazetën “Panorama” për të kaluarën e disa këngëtarëve të njohura shqiptare, duket se do të përfundojë në dyert e Gjykatës. Kantautori pritet të ndërmarrë sot rrugën ligjore kundër etiketimeve të shkrimtares drejt personit të tij.

Përfaqësuesi ligjor i Lekës, avokati Saimir Vishaj, konfirmoi përpilimin e një ankimi për “fyerje” kundër shkrimtares Açka. Sipas avokatit, kërkesa ku kantautori Leka është në pozitat e të dëmtuarit akuzues do të depozitohet paraditen e sotme në Gjykatën e Tiranës.

Përmes saj, Leka do t’i kërkojë gjykatës dënimin me 1 vit burg të shkrimtares për kryerjen e veprës penale të “fyerjes së kryer botërisht”, si dhe dëmshpërblimin e kantautorit për dëmin pasuror e jopasuror të shkaktuar në masën 10 mijë euro. “E kemi bërë gati dhe do ta dorëzojmë. Është një kallëzim penal për ‘fyerje’ në Gjykatën penale ndaj Flutura Açkës, në lidhje me përdorimin e fjalorit vulgar ndaj kantautorit Gjergj Leka. Është një kallëzim që ndiqet mbi bazën e ankimit të të dëmtuarit akuzues”, tha avokati.

Sipas mbrojtësit, klienti i tij nuk ka asnjë njohje me shkrimtaren Açka. “Është skandaloze që një person që nuk ka asnjë lidhje me të, pasi klienti im nuk ka asnjë njohje me shkrimtaren Açka, ta përgojojë publikisht atë. Në rastin konkret, klienti im është dëmtuar nga përcaktimet fyese dhe denigruese të Açkës. Ne do të kërkojmë dënimin penal me 1 vit burg të të akuzuarës Açka dhe 10 mijë euro dëmshpërblim”, theksoi avokati Vishaj.

Next Post

Prishet gjatë natës kisha e Shën Thanasit në Dhërmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com