Kreu i Partisë Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi ka depozituar një kallëzim penal kundër Bashkisë së Tiranës dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, për ndërtimin e parkimit nëntokësor në sheshin “Skënderbej”.
Sipas Bojaxhi ndërtimi i këtij parkimi është pa leje dhe në shkelje ligjore.
“Gjate nje viti 2015, 619 qytetare u denuan per ndertime pa leje duke perfshire ketu edhe raste per rrethim prone. Nderkaq Bashkia nderton pa leje dhe ne shkelje te ligjit ne mes se Tiranes. Ku eshte barazia para ligjit? Qytetaret sot qeverisen nga nje pushtet qe e perdor ligjin si mjet represioni dhe jo si mjet qe rrjedh nga nje kontrate shoqerore per te krijuar mundesi te barabarta per te gjithe.
Sfida jone mbetet barazia perpara ligjit. Dhe abuzuesi me i madh i ligjit sot eshte bere pushteti. Barazia perpara ligjit eshte e drejta dhe prona me e rendesishme e cdo qytetari. Kjo e drejte sot eshte e mohuar. Ne kemi nevoje per nje model te ri qeverisjeje dhe se bashku ne do ta permbushim kete Sfidë.”, shkruan ai.