• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjergj Bojaxhi: Alternativa Basha “Eksperiment i Provuar”, Rilindja e Ramës degradoi në rivdekje

by Java News
14/02/2017 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Bashkëthemeluesi i partisë Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi, gjate nje takimi me studente, ka vene theksin ne faktin se Shqipëria ne gjithe keto vite ka shërbyer si një laborator, ku liderët politikë, nga Berisha te Nano dhe nga Rama te Basha, kanë bërë eksperimente në dobi të interesave personale.
“Që nga viti ’90 Shqipëria ka qenë në një provëz eksperimentale. Eksperimenti Berisha ishte i pari që falë mendësisë dhe reminishencave të së shkuarës solli pushtetin presidencial si në vendet diktatoriale deri kur ra nga pushteti prej firmave piramidale që i toleroi deri në lulëzimin e ekzagjeruar të tyre,” u shpreh Bojaxhi.
Bashkëthemeluesi i partisë Sfida për Shqipërinë gjatë ketij takimi të hapur me studentë  e trajtoi situatën politike në vend të parë në një këndvështrim kronologjik.
“Eksperimenti i rradhës do të ishte eksperimenti Nano, i cili e shndërroi qeverisjen në etalon të degradimit dhe korrupsionit nën maskën e liberalitetit derisa dhe ky degradoi në vetërrëzim duke i hapur rrugën rikthimit të eksperimentit të radhës sërish nga Berisha. Njerëzit besuan se ai kishte ndryshuar dhe në fakt kishte ndryshuar nga mbretërimi i parë. Këtë herë Berisha ishte tolerant ndaj aferave, korrupsionit dhe klaneve që zhvasnin paratë publike. Degradimi i Berishës se dytë erdhi dhe i la vendin eksperimentit Rama me shpresën e madhe te rilindjes që po rezulton një rivdekje. Përfshirja e krimit në politikë dhe institucione ishte eksperimenti i radhës që iu ofrua shqiptarëve,” tha Bojaxhi.
Sipas tij alternativa Basha nuk premton përmirësim:
“Ndërkohë në rradhë pret një “Eksperiment i Provuar” që shërbimin më të mirë që mund të bëjë është asgjëja. Basha dhe asgjëja janë një binom i pandashëm dhe i provuar, ndaj do të ishte fatalitet të vijojmë të mbetemi në këto eksperimente të stërprovuara,” u shpreh themeluesi i Sfida për Shqipërinë.
Bojaxhi, i cili e pasqyroi diskutimin në faqen e tij në Facebook, përfundon duke shprehur vizionin e tij për të dalë “nga ky eksperiment 27-vjeçar”.
“Shqiptarët kanë nevojë për vlera dhe njerëz që i bartin. Është koha e realiteteve, është koha e të vërtetave. Është koha të ndërmarrim Sfidën për Shqipërinë”, u shpreh Gjergj Bojaxhi në diskutimin e tij me studentët.
ma.me
Next Post
VIDEO-ironia/ Kur Trump është para gjyqit të popullit amerikan… thërret në ndihmë mikun e tij më të afërt!

VIDEO-ironia/ Kur Trump është para gjyqit të popullit amerikan... thërret në ndihmë mikun e tij më të afërt!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In