• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjeografia e simpatizantëve të 4 politikanëve kryesorë

by Eduard Zaloshnja
26/04/2024 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Një nga pyetjet e përmuajshme në sondazhin që zhvilloj për Report TV është: “Për cilin nga 4 politikanët kryesorë keni opinionin më pozitiv?”. Në sondazhin e kësaj të mërkure përgjigjet ishin 42% për Ramën, 16.5% për Berishën, 3.8% për Bashën, 2.5% për Metën, dhe 35.2% për asnjërin nga këta të katërt (lexo këtu: https://shqiptarja.com/lajm/sondazhi-i-report-tv-rama-ruan-fronin-si-lideri-i-preferuar-35-sduan-asnje-politikan-bie-pelqyeshmeria-per-berishen-e-bashen ).

Me një ekstrapolim të përafërt statistikor, këto përqindje përkthehen në rreth 840 mijë simpatizantë të Ramës, rreth 330 mijë simpatizantë të Berishës, rreth 76 mijë simpatizantë të Bashës, rreth 50 mijë simpatizantë të Metës, dhe rreth 704 mijë që nuk simpatizojnë asnjërin prej tyre.

Po si janë të shpërndarë gjeografikisht këta simpatizantë?

Meqë pyetësorin e kanë plotësuar në telefon celular 1105 të anketuar që morën linkun e tij me SMS krejt të rastësishme, specialist im IT është në gjendje të përcaktojë me afërsi vendndodhjen e secilit prej tyre. Dhe nga harta e këtyre vendndodhjeve, munda të ndërtoj Tabelën 1 si më poshtë.

Në rajonin verior (nga Fushë-Kruja deri lart në Vermosh), janë rreth 386 mijë banorë të rritur (18 vjeç e sipër), nga të cilët rreth 170 mijë simpatizojnë Ramën, rreth 112 mijë simpatizojnë tre politikanët e tjerë, dhe rreth 104 mijë asnjërin prej tyre.

Në rajonin qendror (nga Fushë-Kruja deri poshtë në Shkumbin), janë rreth janë rreth 1.013 milionë banorë të rritur (18 vjeç e lart), nga të cilët rreth 380 mijë simpatizojnë Ramën, rreth 210 mijë simpatizojnë tre politikanët e tjerë, dhe rreth 423 mijë asnjërin prej tyre.

Në rajonin jugor (nga Shkumbini deri poshtë në Konispol), janë rreth janë rreth 601 mijë banorë të rritur (18 vjeç e lart), nga të cilët rreth 290 mijë simpatizojnë Ramën, rreth 134 mijë simpatizojnë tre politikanët e tjerë, dhe rreth 177 mijë asnjërin prej tyre.

Në gjithë Shqipërinë, janë rreth janë rreth 2 milionë banorë të rritur (18 vjeç e lart), nga të cilët rreth 840 mijë simpatizojnë Ramën, rreth 456 mijë simpatizojnë tre politikanët e tjerë, dhe rreth 704 mijë asnjërin prej tyre.

Po si përqindje cila është gjeografia e simpatizantëve? Tabela 2 më poshtë jep një tablo të përqindjeve.

Në rajonin jugor, 48.3% e banorëve të rritur simpatizojnë Ramën, dhe kjo është përqindja më e lartë e përkrahjes për të. Ndërsa më të ultën Rama e ka në rajonin qendror, 37.5%. Në rajonin qendror regjistrohet edhe përqindja më e lartë e segmentit “gri” (plot 41.8%), ndërkohë që në rang vendi është vetëm 35.2%. Ndërsa tre politikanët opozitarë përkrahjen më të madhe e kanë në rajonin verior (29%), ndërkohë që në rang vendi e kanë vetëm 22.8%.

Next Post
Projekti fitues për ndërtimin e “Expo Albania”, Rama ndan pamjet: Xhevahir i arkitektëve bashkohorë

Projekti fitues për ndërtimin e “Expo Albania”, Rama ndan pamjet: Xhevahir i arkitektëve bashkohorë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Per kto sondazhet fikse,ky sh zaloshnja i merre me porosi shifrat.Kto jane brockulla te neveriteshme.Si nuke i vjen zore ktije,te dale e te prrallise neper gazeta.Sa me shum qe shkruan zaloshnja prradha,aqe me shume u shtohet urrejtja shqiptarve,ndaj k/hajdutit e ortakve te tije.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In